(VIDEO) Për qeverinë e re votuan 77 deputetë, 22 ishin kundër, Fronti Europian lëshoi sallën

(VIDEO) Për qeverinë e re votuan 77 deputetë, 22 ishin kundër, Fronti Europian lëshoi sallën

Pak para mesnatës, deputetët me 77 vota pro dhe 22 kundër e asnjë abstenim, votuan Qeverinë e re, me mandate 4-vjeçar. Pas një debati të gjatë e me disa ndërprerje, deputetët për dy ditë diskutuan dhe debatuan për udhëheqësit e institucioneve, që do të jenë pjesë e kabinetit të ri qeveritar. Kundër votuan deputetë të LSDM-së dhe Levicës, kurse ato të Frontit Evropian e lëshuan sallën e Kuvendit. Në një konferencë për media, Ziadin Sela nga Fronti, tha se nuk do të mbështesin një Qeveri e cila nuk është legjitime.

Ziadin Sela, kryetar i ASH-së

Ne e shprehëm qëndrimin tonë që nuk do të jemi prezent në votimin e një qeverie e cila nuk është legjitime dhe nuk e ka legjitimitetin e shqiptarëve, turqve dhe komuniteteve tjera etnike këtu në RMV Ne kërkojmë që t’i qëndrojnë fjalës ata që u zotuan që nuk bëhen pjesë e qeverisë pa ndodh ndryshimet kushtetuese”.

Kryeministri dhe ministrat pas votimit e dhanë betimin në emrin kushtetues të shtetit “ Republika e Maqedonisë së Veriut”. Kryeministri Hristijan Mickoski u shpreh se është e turpshme që ta përdor parashtesën “E veriut” në emrin kushtetues të vendit, por se është pjesë e sistemit juridik të shtetit.

Hristijan Mickoski, kryeministër

Për fat të keq në këtë moment jam i pafuqishëm edhe unë si njeri më duhet të kapitulloj para jush dhe ta them atë mbiemër të turpshëm sepse fatkeqësisht është pjesë e ligjit dhe e Kushtetutës që patjetër si kryetar i Qeverisë duhet ta respektoj”.

Qeveria e re do të ketë gjithësej 20 ministri, kurse kabineti qeveritar numëron 24 antarë. Krahas kryeministrit, janë edhe 23 zëvendës kryeministra dhe ministra, nga të cilët 20 me resor. 15 antarë Qeverie do të jenë nga VMRO-DPMNE, 6 të koalicionit VLEN dhe 2 të partisë ZNAM.

Emine Ismaili /SHENJA/

MARKETING