(VIDEO) Për pesë vjet, 10 kompani vendore kanë fituar tenderë për një miliard euro

(VIDEO) Për pesë vjet, 10 kompani vendore kanë fituar tenderë për një miliard euro

Vetëm 10 kompani në pesë vitet e fundit kanë fituar tenderët shtetërorë në vlerë prej një miliard eurosh. Hulumtimi i Qendrës për Komunikime Civile tregon se në 5 vitet e fundit në vend janë nënshkruar marrëveshje për furnizime publike në vlerë totale prej 5,8 miliardë eurosh dhe 36% prej tyre ose 2,1 miliard euro i kanë takuar vetëm 50 kompanive. Në listën e fituesve më të mëdhenjë të tenderëve janë kompanitë e ndërtimit, veledrogeritë, distributorët e derivateve të naftës etj.

QENDRA PËR KOMUNIKIME CIVILE

“Në 10 kompanitë e para janë Kompania Markovski- Manastir , Dr. Panovski, Pucko Petrol, Alkaloid Kons, Energy Delivery Solutions, Makpetroll, Ilinden Struga, Granit, Telekomi I Maqedonisë dhe Stanton Gradba Manastir”.

Kompania që fituar më shumë tenderë është Kompania Markovski –Manastir e cila  për 5 vite ka lidhur gjithsej 77 kontrata për furnizim publik në vlerë prej 151 milionë euro. Me ndërmarrjen shtetërore  “Elektranat”  janë lidhur 66 tenderë në vlerë prej 141 milionë eurove. I pozicionuari i dytë Dr. Panovski në periudhën e analizuar pesëvjeçare ka lidhur 1 491 kontrata në vlerë prej 144 milionë euro.E treta është Pucko Petrol me 1 776 kontrata të lidhura në vlerë prej 137 milionë euro.

QENDRA PËR KOMUNIKIME CIVILE

“Kompanitë që kanë marrë vlerën më të lartë të tenderëve në 5 vitet e fundit, në pjesën më të madhe janë nga vendi dhe kanë zënë 95% të vlerës së tenderëve. Vetëm 5% janë marrë nga kompani nga jashtë. Në të njëjtën kohë, deri tani pjesëmarrjen më të madhe e kanë kompanitë nga Shkupi, pasuar nga ato nga Manastiri”.

Sipas veprimtarisë 39% e vlerës së kontratave i takon ndërtimit, ku përfshihen edhe kontratat e SH.A Elektranat e RMV-së për përdorimin e makinerive dhe punëtorëve për nxjerrjen e qymyrit. Në vend të dytë me 27%  renditen tenderët për furnizimin e barnave dhe pajisjeve mjekësore në vlerë prej 559 milionë eurove. Në vend të tretë me 14 % renditen derivatet e naftës në vlerë prej 297 milionë eurove .Të gjitha firmat e tjera kanë marrë nga 10% e vlerës së kontratës, thonë nga QKC.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING