(VIDEO) Për një vit, ekzekutivi ka realizuar vetëm 13% të premtimeve

Nga viti i parë i programit qeveritar janë realizuar vetëm 13% e premtimeve apo 18 premtime ndërkaq 37% janë në drejtim të realizimit, tregojnë të dhënat nga analiza e “Finance Think”, instituti për hulumtime ekonomike dhe politike. Ky institut në bashkëpunim me Qendrën për Edukim Qytetar, shoqatën mjekësore të Maqedonisë dhe forumin rinor arsimor kanë prezentuar konkluzionet nga monitorimi i premtimeve qeveritare për periudhën 2024–2028 përmes platformës KOMPAS. Drejtoresha ekzekutive e “Finance think” Bllagica Petreski tha se progresi më I madh është shënuar në fushën e arsimit.
MARKETING
BLLAGICA PETRESKI, DREJTORESHË E INSTITUTIT “FINANCE THINK”
“Nga numri I përgjithshëm i premtimeve, 18 apo (13%) janë realizuar plotësisht deri më tani, ndërsa 51 premtime (37%) janë në proces të realizimit. Progresi më i madh është arritur në fushën e arsimit, ku 24% e premtimeve janë përmbushur dhe 70% janë në proces zbatimi. Pas saj vijnë politikat socio-ekonomike dhe politikat rinore, me nga 9% të premtimeve të realizuara secila. Realizimi I premtimeve në shëndetësi ka pasur një ritëm më të moderuar, me 3 premtime të zbatuara dhe 5 në proces zbatimi. Progresi më i vogël është regjistruar në fushën e barazisë gjinore, ku nuk ka asnjë premtim aktiv ose të realizuar”.
Nga “Finance Think thonë se më shqetësuese janë premtimet të cilat po lëvizin në drejtim të kundërt, sepse ato përfaqësojnë reforma kyçe strukturore. Ata thonë se këto janë premtime që lidhen me uljen e deficitit buxhetor nën 3% të BPV-së, uljen e ekonomisë gri, rritjen e produktivitetit, mbështetjen e eksportit dhe rritjen e moderuar të pagave në sektorin publik.
BLLAGICA PETRESKI, DREJTORESHË E INSTITUTIT “FINANCE THINK”
“Një sfidë shtesë është përputhja e prioriteteve qeveritare me nevojat dhe pritjet reale të qytetarëve. Sipas hulumtimit të fundit “Cili është çelësi për përmirësimin e cilësisë së jetës?”, qytetarët kanë vlerësuar se shërbimet për kujdesin ndaj të moshuarve dhe fëmijëve pra shtëpitë e pleqëve dhe kopshtet janë të pamjaftueshme dhe shpesh të shtrenjta. Ndërsa cilësia e infrastrukturës rrugore dhe transportit publik vlerësohen si më të këqijat”.
Platforma “COMPASS” monitoron zbatimin e gjithsej 139 premtimeve, të ndara në pesë fusha prioritare: socio-ekonomi, arsim, shëndetësi, rini dhe barazi gjinore.
Medina Ajeti Ali /SHENJA/