(VIDEO) Për një vit dogana ka bërë 48 kallëzime penale kundër 59 personave dhe 16 kompanive

(VIDEO) Për një vit dogana ka bërë 48 kallëzime penale kundër 59 personave dhe 16 kompanive

Dogana gjatë vitit 2023 ka dorëzuar 48 kallëzime penale, 60 për qind më shumë se vitin e kaluar. Kështu ka theksuar drejtori i doganave, Stefan Bogoev, në brifingun e parë me gazetarë të këtij viti. Sipas Bogoev, më shumë raporte për kallëzime penale janë për  kontrabandë, tregtimin e mallrave për të cilët personi ka qenë në dijeni se është objekt i një krimi si dhe për vepër penale për prodhim dhe tregtim të paautorizuar të lëndëve narkotike. Në këtë raport janë përfshirë 59 persona të dyshuar dhe 16 kompani.

Përveç kësaj, sipas drejtorit Bogoev, Dogana shënon 30 për qind më shumë sekuestrim të mallrave doganore, ndërkaq ai u mburr edhe me rritjen e të hyrave nga tatimi në të ardhura nga automjetet.

STEFAN BOGOEV, DREJTOR DOGANOR

“Të hyrat nga tatimi në automjete kanë shënuar rritje prej 46,7 për qind në krahasim me vitin paraprak, të hyrat nga doganat për 10,3 për qind, ndërsa rritje prej 5 për qind ka edhe te të hyrat nga akciza, të cilat në vitin 2023 arrijnë në 32,4 miliardë denarë. Rritja e mbledhjes së të hyrave nga Drejtoria e doganave nënkupton më shumë para për shëndetësi, arsim, përmirësim të infrastrukturës, nga të cilat do të përfitojnë të gjithë qytetarët e vendit tonë”.

Bogoev thotë se rezultatet tashmë janë njohur nga komuniteti i biznesit, dhe në anketën e fundit të Këshillit të investitorëve të huaj, Drejtoria e  doganave është institucioni me punën e të cilit investitorët janë më të kënaqur. Ai theksoi se Drejtoria e doganave investon në projekte të reja zhvillimore në vlerë prej mbi 30 milionë euro.

/SHENJA/

 

 

MARKETING