(VIDEO) Për një muaj mbi 19 mijë e 300 shkelje në komunikacion, 82 të arrestuar

Ministria e Punëve të Brendshme ka shqiptuar gjithsej 19.343 gjoba në periudhën nga data 01 deri më 31, gusht 2025. Gjobat janë shqiptuar gjatë kontrolleve të rregullta të trafikut të realizuara nga zyrtarët policorë nga të gjitha sektorët për punë të brendshme, ndërsa 6.730 shkelje kanë të bëjnë me drejtues automjetesh që nuk e kanë respektuar shpejtësinë e lejuar të lëvizjes.
Sipas nenit 297-a të Kodit Penal për drejtim të pakujdesshëm të automjetit, janë privuar nga liria 82 persona. Nga të cilët kanë qenë nën ndikimin e alkoolit,e substancave narkotike, dhe për tejkalim të shpejtësisë së lejuar brenda dhe jashtë zonave të banuara.
MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME
“Gjithashtu, sipas përmbledhjes statistikore nga aktivitetet policore, gjatë muajit gusht janë evidentuar 4.113 shkelje për parkim të parregullt, ndërsa janë shqiptuar 1.825 masa ndaj drejtuesve të automjeteve që kanë drejtuar pa leje drejtimi, si dhe 455 sanksione për drejtim nën ndikimin e alkoolit.Nga ana tjetër, dhe në përputhje me dispozitat e Ligjit për sigurinë në komunikacionin rrugor, janë sanksionuar 1.149 drejtues motoçikletash për mosmbajtje të helmetës mbrojtëse, si dhe 164 këmbësorë dhe 81 drejtues të trotinetëve elektrikë. Po ashtu, janë sanksionuar 803 pjesëmarrës në komunikacion që nuk kanë përdorur rripin e sigurisë.’’
Siç njofton MPB, sipas ligjit për automjetet, 411 automjete janë larguar nga qarkullimi për shkak se ishin të paregjistruara, ndërsa 92 për shkak të pasigurisë teknike. Gjithashtu MPB bën të ditur se kontrollet në komunikacion do të vazhdojnë ndërkaq apelojnë tek të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që të respektojnë rregullat dhe dispozitat e trafikut./SHENJA/