(VIDEO) Për dy muaj çmimet e disa produkteve janë rritur deri në 20%

Çmimet vazhdojnë të rriten. Rritje prej 10-20% është ëvrejtur tek produktet e higjienës dhe ushqimet e foshnjeve, kurse rritje nga 3-5% te produktet bazë. Këtë e konfirmoi drejtor i Inspektoratit Shtetëror të Tregut Vllatko Stojkoski, nga kontrollet që kanë bërë së fundmi, nëpër markete. Ndërkaq, thotë se ka ulje deri në 100% të çmimeve të pemëve dhe perimeve.
MARKETING
Vllatko Stojkoski, drejtor i Inspektoratit Shtetëror të Tregut
“Ka rritje të caktuara të çmimeve në treg tek shitjet me pakicë, ndërsa tek shitjet më shumicë kryesisht çmimet janë kthyer sikur ishin para vendimit. Ka rritje të caktuara nga 3 deri në 5% tek produktet bazë, kurse tek produktet e higjienës, për higjienë personale, ushqim për foshnje dhe pelena për foshnje rritjet sillen nga 10 deri në mbi 20%. Ndërsa ka ulje të çmimeve nga 20 deri në 100 % tek pemët dhe perimet”.
Ndërkaq, i pyetur për përforcimin e kontrolleve në objekte hotelierike pas tragjisë në diskotekën Puls, Stojkoski tregoi se kanë vërejtur parregullësi të shumta.
Vllatko Stojkoski, drejtor i Inspektoratit Shtetëror të Tregut
“Vërejtjet janë nga mos pasja e licencës, kushte jo adekuade, gjegjësisht mungesë e kushteve minimale teknike të çfarë do lloj konteksti, tejkalim të orarit të punës, mos respektim i ligjit për veprimtari hotelierike, gjegjësisht të respektimit të orarit të punës dhe parregullësi të tjera”.
Këtu ai permendi se aktualisht në Shkup asnjë objekt nuk ka asnjë licencë për kabare. Ndërsa në nivel të shtetit kanë licencë vetëm 14 objekte hotelierike.
Duke treguar për punën e Inspektoratit, ai tha se nga 1 nëntori 2024 deri më 15 qershor 2025 Inspektorati Shtetëror i Tregut ka realizuar gjithësej 17 359 kontrolle, nga të cilat janë dhënë 4 552 urdhër pagesa në vlerë prej 100 e 10 milion e 185 mijë e 483 denarëve.
Emine Ismaili /SHENJA/