(VIDEO) Për dy ditë policia gjobiti 1 455 shkelës të trafikut

(VIDEO) Për dy ditë policia gjobiti 1 455 shkelës të trafikut

Gjatë dy ditëve të fundit, 13 dhe 14 gusht si rezultat i kontrolleve të rregullta rrugore të realizuara nga shërbimet policore nga të gjitha sektorët për punë të brendshme në rrugët e vendit, janë shqiptuar 1.455 gjoba, 145 prej të cilave kanë të bëjnë me drejtues mjetesh që kanë marrë pjesë në komunikacion pa patentë shoferi.

MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME

“384 gjoba janë për tejkalim të shpejtësisë së lejuar, 343 për parkim të gabuar. Janë sanksionuar edhe 51 drejtues për mosshfrytëzim të rripit të sigurisë, 31 për përdorim të telefonit gjatë ngasjes, 27 kanë kaluar në semafor të kuqe, dhe shtatë shoferë janë ndëshkuar për mosrespektim të rregullave në lidhje me errësimin e xhamave të automjetit. Gjithashtu, në përputhje me Ligjin për automjete, 39 automjete janë larguar nga trafiku për shkak se kanë qenë të paregjistruara’’. MPB njofton se kontrollet rrugore do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Policia apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat dhe ligjet e qarkullimit për të kontribuar së bashku në rrugë më të sigurta.

/SHENJA/

MARKETING