(VIDEO) Për dy ditë gjobiten 1.402 shoferë, arrestohen 13 për shkelje të rënda në trafik

(VIDEO) Për dy ditë gjobiten 1.402 shoferë, arrestohen 13 për shkelje të rënda në trafik

Gjatë fundjavës së kaluar (03–04 janar), policia ka regjistruar gjithsej 1.402 shkelje në trafik në të gjithë vendin, ndërsa 13 persona janë privuar nga liria për drejtim të pakujdesshëm të automjetit.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, nga gjithsej 1.402 gjoba të shqiptuara gjatë kontrolleve të rregullta policore, 723 shkelje kanë të bëjnë me mosrespektimin e shpejtësisë së lejuar të lëvizjes.

Nga 13 personat e arrestuar, 12 janë ndaluar për drejtim të automjetit nën ndikimin e alkoolit, ndërsa një shofer është arrestuar për tejkalim të madh të shpejtësisë jashtë zonës së banuar.

MPB

Gjatë kontrolleve janë evidentuar gjithashtu 165 shkelje për parkim të parregullt, 103 masa ndaj drejtuesve që kanë drejtuar automjetet pa patentë shoferi, si dhe 53 sanksione për drejtim nën ndikimin e alkoolit”.

Janë sanksionuar edhe pesë këmbësorë, ndërsa 54 pjesëmarrës në trafik janë gjobitur për mosvendosje të rripit të sigurisë.

Në përputhje me Ligjin për Automjetet, nga qarkullimi janë larguar 18 automjete të paregjistruara dhe pesë të tjera për shkak të defekteve teknike. Po ashtu, janë gjobitur edhe pesë shoferë për mosrespektim të kushteve lidhur me errësimin e xhamave të automjeteve. /SHENJA/

 

MARKETING