(VIDEO) Për dy ditë digjen shtatë vetura në Shkup, LSDM akuzon ministrin
Partia opozitare maqedonase LSDM,ka reagur ndaj Ministrisë së Punëve të Brendshme, e më saktësishtë ndaj ministrit Panço Toshkovskit. Ata thonë se ç’do ditë digjen vetura në Shkup dhe për këtë LSDM akuzon MPB-në se është e paaftë të gjej autorët dhe askush nuk merr përgjegjësi. Sipas tyre, përderi sa Toshkovski dhe VMRO-DPMNE, janë në krye të MPB-së, rrugët janë shndërruar në Perëndim të egër.
LSDM
“Paaftësia e Toshkovskit është një kërcënim për sigurinë e qytetarëve që është përkeqësuar në mënyrë alarmante. Në dy muajt e fundit ka pasur një duzinë raste të djegies së makinave të inspektorëve, shefave, policëve. Ka qenë vetura e djegur e shefit të policisë në Strugë, e një inspektori në Vinicë. Nuk dihen ende autorët, nuk ka asnjë përgjegjësi. Shumë shpesh ka të shtëna dhe konfrontime kriminale, deri më tani ka pasur rreth dy vrasje dhe tentativa për vrasje”.
Këto reagime nga LSDM, vijnë pasi për vetëm dy ditë në Shkup janë djegur 7 vetura. Sipas MPB-së, katër vetura janë djegur të shtunën në Çair në mbrëmje dhe tre vetura në Aerodrom një ditë më parë.
MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHNME
“Me datë 12.10.2024, në ora 02:42, në SBP Shkup është lajmëruar se automjeti ‘Opel Meriva’ me targa të Shkupit, në pronësi të N.N. nga Shkupi është përfshirë nga zjarri. Nga zjarri i cili ka ndodhur në rrugën ‘Cvetan Dimov’, janë përfshirë edhe dy vetura të tjera ‘Opel në pronësi të E.R. nga Shkupi dhe ‘Toyota”’në pronësi të një kompanie private nga Shkupi”.
Ata sqarojnë se menjëherë është kundërpërgjigjur një ekip i Brigadës kundër zjarrit të Shkupit dhe zjarri është shuar.
Ndërkaq, në mbrëmjen e datës 10 dhe 11 tetor është raportuar se në Aerodrom në rrugën “Venjamin Macukovski” janë djegur tri vetura. Fillimisht është djegur një veturë tip “Renault Megane” në pronësi të një banori nga Rëzhaniçina e Shkupit, ndërsa më pas janë djegur dy vetura të tjera. Në të dyja rastet nuk ka të lënduar.
Samir Mustafa /SHENJA/