(VIDEO) Për 9 muaj Alkaloidi realizoi 149 milionë euro fitim

Kompania Alkaloid për periudhën janar-shtator ka shënuar fitim prej rreth 149 milion euro, ose 13 % më shumë fitim se periudhën e njejtë të vitit të kaluar. Kurse totali i konsoliduar i shitjeve, ka arritur në rreth 202 milion euro, ose 14% më shumë në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Shitje më të madhe, kanë pasur në tregun e huaj.
MARKETING
ALKALOID
“Nga totali i shitjeve të konsoliduara, 30% janë realizuar në tregun vendor, kurse 70% në tregun e huaj. Shitje më të madhe ka pasur në Kanada, që ka qenë një rritje për 40% dhe më së paku në Serbi, që ka pasur një rritje të lehtë prej 6%”.
Më shumë produkte sipas kompanisë janë shitur të segmentit të farmacisë.
ALKALOID
“Sasi më të madhe të produkteve janë shitur në segmentin i farmacisë, edhe atë rreth 90% të shitjeve. Kurse 10% zë segmenti i kimis, kozmetikës dhe mjekësis bimore. Segmenti farmacis shënoi rritje prej 16%, kurse kozmetika 8%, krahasuar me periudhën e njejtë vitin e kaluar”.
Në periudhën janar-shtator, SHA Alkaloid Shkup ka bërë 191 punësime.
Emine Ismaili /SHENJA/