(VIDEO) Për 9 muaj, 9 transplantime nga donator të vdekur

Që nga fillimi i këtij viti e deri më tani, janë realizuar 9 transplante edhe atë 6 transplante të veshkave, 2 të mëlçisë dhe një eksplantim të kockave dhe ligamenteve. Kështu bëjnë me dije nga Ministria e Sëhndetësisë me rastin e shënimit të Fundjavës Evropiane për Dhurimin e Organeve. Ministri Azir Aliu bëri me dije se kirurgë dhe specialist vendas i kanë dërguar në Turqi për trajnim për transplant të veshkëve.
Azir Aliu, ministër i Shëndetësië
“Jemi të përkushtuar në përmirësimin e kësaj veprimtarie dhe në përgatitjen profesionale të ekipeve për transplantim. Gjatë periudhës së kaluar, shtatë mjekë kirurgë dhe një specialist nefrolog janë dërguar për trajnim në Republikën e Turqisë për transplantimin e veshkave. Po ashtu, në fushën e transplantimit të mëlçisë, dy kirurgë janë trajnuar në Turqi për transplantim nga donatorë të gjallë”.
Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu dhe zëvendësministri, Jovica Andovski, zhvilluan takim pune me koordinatoren kombëtare për transplantim, prof. dr. Biljana Kuzmanovskan, dhe drejtorët e klinikave universitare për kirurgji digjestive, dr. Kostovski, për urologji dr. Shabani dhe për nefrologji dr. Gjorgjievski.
Ata theksuan rëndësinë e dhurimit të organeve, një akt me të cilin shpëtohen jetë dhe jepet një shans i dytë.
Emine Ismaili Luzha /SHENJA/