(VIDEO) Për 7 ditë dizeli u rrit 21 denarë, nga mesnata një litër kushton 92 denarë

(VIDEO) Për 7 ditë dizeli u rrit 21 denarë, nga mesnata një litër kushton 92 denarë

Pas përshkallëzimit të luftës ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Izraelit kundër Iranit, tregu i karburantëve po përjeton shok, madje pasojat ndjehen edhe në shtetet me mijëra kilometra largë,  ku nga kjo valë e shtrejtimeve të çmimeve  të karburantëve të naftës, nuk shpëton as Maqedonia e Veriut.

Komisioni Rregullator për Energjetik ka vendosur, që  nga nesër, të shtrenjtohen përsëri çmimet e derivateve të naftës. Sipas vendimit, EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 dhe Vaji Ekstra i Lehtë për Amvisëri shtrenjtohen për 7 denarë, ndërsa Dizeli për 6.50 denarë, pra një litër EUROSUPER BS-95 do të kushtojë 86,50 denarë, ndërsa një litër EUROSUPER BS-98 do të kushtojë 88,50 denarë.

Ndërkaq, një litër DIZEL në bazë të vendimit të ri do të shitet për 92.00 denarë, me çka vetëm që nga fillimi i luftës, çmimi i dizelit  është rritur për 21 denarë, kurse Vaji Ekstra i Lehtë për Amvisëri do të kushtojë 89,50 denarë.

Me rritjen e çmimeve të karburantëve të naftës,  është praktikë që të njejtin rritem ta ndjekin edhe të gjitha produktet tjera, me çka xhepi i qytetarëve rëndohen gjithnjë e më shumë.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING