(VIDEO) Pensionistët nga disa qytetet protestuan sërish, kërkojnë rritjen e pensioneve

(VIDEO) Pensionistët nga disa qytetet protestuan sërish, kërkojnë rritjen e pensioneve

Pensionistët e Maqedonisë së Veriut edhe të premten protestuan në disa qytetet, duke kërkuar rritjen e pensioneve. Pensionistët nga Strumica, Tetova dhe Koçani kanë organizuar protestë për të dytën herë radhazi, ndërsa sot protestave i’u shtuan edhe pensionistët nga qyteti i Kavadarit, dhe nga komuna e Vinicës të cilët kanë kërkesën e njëjtë rritje lineare të pensioneve për 3.500 denarë.

Në Koçan, më tubimin para ambienteve të Shoqatës së Pensionistëve, u theksua se shkak i revoltës së tyre është gjendja e keqe e pensionistëve, sidomos e atyre me pensione më të ulëta, të cilët nuk mund të blejnë produkte ushqimore dhe barna.

Gjatë protestës, ata i bënë thirrje Qeverisë që të kujdeset për ata, sepse siç thonë edhe atë kanë të drejtn e jetesës.

Edhe në qytetin e Tetovës pothuajse çdo ditë pensionistët mblidhen në oborrin e Shoqatës së Pensionistëve për të shprehur revoltën e tyre ndaj refuzimit të kërkesës së tyre për rritje të pensioneve.

Pensionistët nga Tetova, po mbledhin nënshkrim për të treguar, siç thonë ata, paknaqësit ndaj qëndrimit injorant të qeverisë ndaj pensionistëve. Ata I bënë thirrje të të gjithë pensionistëve që të dalin të hënë në protestë në Shkup, për të cilën do të organizojnë edhe transport nga Tetova  në kryeqytet.

Edhe më herët, në disa qytete si në Shkup, Veles, Prilep, Sveti Nikollë dhe Kumanovë, pensionistët kanë shprehur pakënaqësi ndaj pensioneve të tyre.

Ata kërkojnë që pensioni minimal të rritet për 3.500 denarë, ndërsa ai mesatar të rritet me pagën minimale, respektivisht në 20 mijë denarë. Ndërsa, për më 14 gusht kanë paralajmëruar protestë të përbashkët në Shkup, që pritet të jetë në numër më të madh.

Nga Lidhja e Sindikatave të Pensionistëve të Maqedonisë të hënë kanë marrë rekomandime dhe mendime për kërkesën e pensionistëve për rritje lineare të pensioneve. Ata shprehen se nuk i përkrahin kërkesat e pensionistëve dhe statusi i Sindikatës duhet të zgjidhet përmes institucioneve të sistemit.

Linda Ebibi /SHENJA/

MARKETING