(VIDEO) Pensionimi i parakohshëm, rishikohet lista e profesioneve të rrezikshme

(VIDEO) Pensionimi i parakohshëm, rishikohet lista e profesioneve të rrezikshme

“Zhvillimi i vrullshëm i industrisë, përparimi i vazhdueshëm i teknologjisë dhe kushtet e reja të punës imponojnë nevojën e rishikimit të listës së profesioneve të rrezikshme”, – kështu u shpreh sot Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani. Nga ku dhe informoi se është bërë prezantimi i listës së re të profesioneve/punëve të rrezikshme që kualifikohen për pension të parakohshëm në përputhje me nivelin e rrezikut dhe nivelin e propozuar të pensionit, si pjesë e projektit “Rishikimi i listës së profesioneve të rrezikshme që kualifikohen për pension të parakohshëm me shërbim përfitues (BRS).PSB “

Siç tha Limani, me mbështetjen e Bankës Botërore si partner i besuar, këto sërë aktivitete synojnë optimizimin dhe racionalizimin e sistemit. Ndërkaq, duke iu drejtuar të pranishmëve, ministri iu referua arsyeve që nxjerrin në pah domosdoshmërinë e rishikimit të kësaj liste të profesioneve të rrezikshme. Nga ku me atë rast ai theksoi: se Zhvillimi i vrullshëm i industrisë dhe avancimi i vazhdueshëm i teknologjisë, së bashku me përmirësimin dhe modernizimin e kushteve të punës, imponojnë nevojën e rishikimit të listës së punëve që kryhen në kushte të vështira ose në kushte që ulin aftësinë për punë të punëtorit.

Limani vuri në dukje faktin se kjo listë rishikohet rregullisht globalisht, zakonisht çdo pesë vjet. Ndërsa në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ende përdoret e njëjta listë e vendeve të punës që nga pavarësia e vendit, e trashëguar nga ish-Jugosllavia.

Fatmir Limani, Ministër i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë

Situata në legjislacion nuk tregon pasqyrën reale që kemi në terren, sepse ndryshime të rëndësishme kanë ndodhur që nga krijimi i vendeve të punës me stash të benificuar. Kushtet e punës janë përmirësuar ndjeshëm dhe masat e sigurisë dhe shëndetit në punë janë përmirësuar ndjeshëm. Gjithashtu, disa industri nuk ekzistojnë më, gjë që e bën atë listë të pasaktë për situatën aktuale”.

Prezantimi i sotëm i punëve të rishikuara me stash të benificuar, limani tha se bazohet në një punë disamujore në terren nga ekspertët. Në këtë drejtim, ministri, duke iu drejtuar përfaqësuesve të pranishëm të punëdhënësve dhe punëtorëve, i ftoi ata që të marrin pjesë aktive në diskutimet me ekspertët. Njëkohësisht ai ka theksuar se të gjitha vërejtjet dhe sugjerimet e tyre do të merren parasysh para se lista të bëhet përfundimtare.

Anida Murati /SHENJA/

MARKETING