(VIDEO) Pensionet po paguhen, kryeministri e cilëson të padrejtë shfuqizimin eventual

(VIDEO) Pensionet po paguhen, kryeministri e cilëson të padrejtë shfuqizimin eventual

Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve ka informuar sot se, pagesa e pensioneve po zhvillohet rregullisht dhe pa ndryshime. Në njoftim thuhet se procedura në Gjykatën Kushtetuese nuk ndryshon asgjë në modelin aktual dhe të gjitha pensionet paguhen në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi. Ministria sqaron se hapja e një procedure nuk do të thotë heqje ose ndryshim i masave që janë aktualisht në fuqi dhe se, të gjitha zgjidhjet ligjore mbeten në fuqi derisa Gjykata të marrë një vendim përfundimtar.

Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve

Ministria u bën thirrje pensionistëve të mos u nënshtrohen dezinformatave dhe spekulimeve. Çdo ndryshim i mundshëm në kuadrin ligjor do të komunikohet në kohë dhe në mënyrë transparente”.

Ndërkaq, kryeministri Hristijan Mickoski, duke komentuar protestën e djeshme të pensionistëve, duke akuzuar se gjykatësitë se janë instalacion i LSDM-së dhe e sulmojnë vazhdimisht qeverinë, ndërsa goditja e fundit, siç u shpreh ai është ndaj pensionistëve. Mickoski tha se, askush nuk ka të drejtë t’ua marrë mjetet që veçmë u janë paguar dhe se, shfuqizimi eventual do të ishte i padrejtë dhe jokushtetues.

Hristijan Mickoski, Kryeminsitër i RMV-s

Gjykatësit e Kushtetueses kanë tre opsione: rritjet lineare t’i shpallin jokushtetuese – kjo do të thotë se, nga 1 janari 75% e pensionistëve do të kenë pensione më të ulëta për 3-4 mijë denarë. Opsioni i dytë është të gjejnë ndonjë logjikë, sipas meje të zbehtë dhe të padrejtë, që rritjen e ardhshme ta shpallin jokushtetuese, ndërsa të tjerat kushtetuese. Unë nuk jam jurist, por jam konsultuar me shumë juristë dhe sipas meje kjo tingëllon shumë qesharake. Dhe opsioni i tretë është që t’i shpallin kushtetues”.

Gjykata Kushtetuese ka filluar procedurë për të vlerësuar kushtetutshmërinë e ligjit për rritjen lineare të pensioneve dhe do të shqyrtojë nëse zgjidhja ligjore është e justifikuar dhe mjaftueshëm e balancuar. Debati publike rreth kësaj, nisi pasi Mickoski në seancën e fundit për pyetje deputetësh tha se, gjykatësja kushtetuese Dobrilla Kacarska, e cila e nisi këtë procedurë, veç më e ka nënshkruar vendimin për të shfuqizuar dispozitën ligjore për një rritje lineare të pensioneve dhe se që nga muaji i ardhshëm, shumica e pensionistëve do të marrin pensione më të ulëta. Por, Kushtetuesja e hodhi poshtë pretendimin e Mickoskit, duke thë se nuk është marrë asnjë vendim përfundimtar për këtë lëndë.

Nga ana tjetër, pensionistët kanë protestuar të hënë para Kushtetueses ku kërkuan që rritja e pensioneve të bëhet në mënyrë lineare dhe jo sipas përqindjes.

Teuta Buçi /SHENJA/

MARKETING