(VIDEO) Pendarovski: Para 7-8 muajve disa politikanë kërkuan amnisti për Gruevskin

(VIDEO) Pendarovski: Para 7-8 muajve disa politikanë kërkuan amnisti për Gruevskin

Presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski, është kategorik se nëse tek ai do të arrinte një iniciativë për amnisti të ish kryeministrit Nikolla Gruevski,  ai kurrë nuk do ta bënte këtë. Në një intervistë për emisionin Trilling në Tv 24, ai zbuloi se disa muaj më parë është konsultuar nga “disa aktorë të skenës politike” për këtë mundësi.

 Stevo Pendarovski, president

“Shtatë-tetë muaj më parë në një takim  joformal, disa aktorë të skenës politike më konsultuan për atë mundësi, çfarë mendoj unë për këtë mundësi. U thashë me vendosmëri se nuk do ta bëja kurrë këtë, sepse do të ishte përmbysje e shtetit ligjor. Kjo lloj amnistie është në Kushtetutë, por nuk mendoj se jam sulltan apo monark në këtë vend që të gjykoj dhe vendos se çfarë është e drejtë dhe çfarë është e gabuar për vepra të tilla kriminale”.

Aktualisht janë dy ligje që lidhen drejtpërdrejt ose tërthorazi me amnistinë. I pari ka të bëjë me një ndryshim në Kodin Penal që u votua t në kuvend dhe që ka hyrë në fuqi të  premten më 15 shtator. Me ndryshimet, janë ulur dënimet me burg për veprat që kanë të bëjnë me keqpërdorim të detyrës dhe kompetencave zyrtare të zyrtarëve  dhe personave përgjegjës në ndërmarrjet dhe institucionet publike.

Ekziston rreziku i vjetërsimit absolut të lëndëve si Titaniku, Target/Fortesa, TNT, Titaniku 2 dhe disa të tjera të hapura nga Prokuroria Speciale.

Qeveria ka përgatitur edhe një ligj për amnisti, i cili do t’i lirojë nga burgu të dënuarit për krime të lehta me burg deri në 6 muaj. Për ata që janë dënuar mbi 6 muaj, propozohet ulje e dënimit me burg me 30 për qind. Amnistia nuk vlen për personat e dënuar për krime kundër shtetit, kundër njerëzimit dhe ligjit ndërkombëtar.

Pendarovski thotë se nuk i di arsyet pse janë bërë ndryshimet në Kodin Penal tash, por, sipas tij, nuk bëhet fjalë për mosndëshkim, sepse ende ka dënime për veprat penale nga neni 353 për keqpërdorim në pozitën dhe autoritetin zyrtar. Janë pakësuar, thotë presidenti, por është lehtësuar konfiskimi i zgjeruar i pasurisë.  Ai nuk beson se qeveria po shpreson në ndihmën e ish-kryeministrit dhe liderit të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, tani refugjat në Budapest, për të siguruar një shumicë prej dy të tretash për ndryshimin e Kushtetutës, sepse sipas tij, me Këto ndryshime të ligjit, Gruevski nuk mund të kthehet në Shkup.

/SHENJA/

MARKETING