(VIDEO) Pendarovski: Nuk jam pa mëkat, por nuk kam pasur qëllime të këqija

(VIDEO) Pendarovski: Nuk jam pa mëkat, por nuk kam pasur qëllime të këqija

Presidenti i vendit, Stevo Pendarovski, në fjalimin e tij tradicional në Kuvend, kritikoi qeverisjen e institucioneve të shtetit, duke thënë se kanë krijuar një atmosferë të korrupsionit endemik që kërcënon vitalitetin e shtetit. Sipas tij, arsyja është neglizhenca e korrupsionit nëpër institucionet dhe sipas tij zgjidhja e kësaj qëndron tek spastrimi I gjyqtarëve, qe duhet të ndodhë në zgjedhjet e ardhshme.

STEVO PENDAROVSKI, PRESIDENT I MAQEDONISË SË VERIUT

“Fatkeqësisht, të krijohet përshtypja se SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian janë luftëtarë më të zellshëm kundër korrupsionit në vendin tonë sesa institucionet tona. Megjithatë, sanksionet e huaja nuk janë të mjaftueshme, jo vetëm sepse ato nuk pasohen nga sanksionet e brendshme. Gjegjësisht, jemi duke u përballur me një problem shumë më të thellë, sepse korrupsioni ndërkohë është bërë mënyrë jetese për shumëkënd, ose siç e cilësoi një ambasador i huaj së fundmi, është çështje e mentalitetit të njerëzve”.

Pendarovski, gjatë fjalimit tha se në demokraci nuk ka politikan për të cilin nuk ka kritika të mira apo të këqija. Pendarovski theksoi se gjatë mandatit të tij është përkrahur dhe kritikuar për disa veprime dhe se interesat e tij kanë qenë gjithmonë në radhë të parë ndaj qytetarëve dhe shtetit, gjithmonë transparent dhe duke mos iu shmangur përgjegjësis së tij.

STEVO PENDAROVSKI, PRESIDENT I MAQEDONISË SË VERIUT

“A do të kisha qenë në gjendje të veproja ndryshe kur merrja disa vendime – me siguri! A kam qenë pa mëkat – absolutisht jo. Mirëpo, asnjëherë nuk kam pasur qëllime të këqija ndaj askujt, asnjëherë nuk kam marrë pjesë në fushata të pista kundër kundërshtarëve politikë gjatë mandatit tim, edhe pse nuk jam kursyer prej tyre, as unë dhe as familja ime, asnjëherë nuk kam negociuar tenderë dhe komisione, nuk kam punësuar. të afërmit dhe miqtë dhe unë kurrë nuk kam kërkuar trajtim të veçantë për veten apo të dashurit e mi”.

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, ka folur edhe për çështjen e ndryshimeve kushtetuese, ku sipas tij ndarjet në strukturën kombëtare maqedonase për këtë cështje janë kundërproduktive për vitalitetin e kauzës së tyre. Ai shtoi se duke i shtyrë ndryshimet kushtetuese do të ketë më pak progres ekonomik dhe standarte më të këqija për qytetarët, ku kjo shkakton një emigracion të madh në Maqedoninë e Veriut. /SHENJA/

MARKETING