(VIDEO) Pendarovski: Nuk duhet të dalim hapur kundër BE-së

(VIDEO) Pendarovski: Nuk duhet të dalim hapur kundër BE-së

Më shqetëson pozicionimi ynë lidhur me administratën e presidentit të ri amerikan Donald Tramp. Qëndrimi i kryeministrit Hristijan Mickoski, pas kthimit nga Amerika, se duhet të mësohemi me këtë normalitet të ri dhe se kjo normale e re do ta pushtojë botën, është një tezë e rrezikshme. Këtë e thotë ish presidenti nga radhët e LSDM-së Stevo Pendarovski. Ai vlerëson se Maqedonia si vend i vogël, nuk guxon të vrapoj dhe të qëndroj krah për krah me Trumpin, kundër BE-së, duke pasur parasysh se edhe vendet e mëdha masin dhe peshojnë me mençuri se ku dhe si do të pozicionohen. Ai shtoi se për herë të parë po ndodh që  BE dhe SHBA, të jenë në anë të kundërta, prandaj është me rëndësi se ku pozicionohet RMV.

Stevo Pendarovski, ish president

“Ne jemi vend i vogël, nuk jemi një superfuqi botërore, por nga më të voglat në Ballkan dhe nuk na ngjan të vrapojmë, të jemi të shpejtë dhe të parët të pozicionohemi pranë Trump-it. Nëse vendet më të mëdha të G7 nuk u rreshtuan krah për krah Trump pas zgjedhjeve, por përkundrazi po peshojnë, duke matur se cilat janë interesat e tyre dhe çfarë mund të arrini për vendin tuaj me një president të tillë amerikan, nuk mund ta kuptoj se çfarë është ky nxitim, duke e ditur se ne jemi një vend shumë i vogël me pak burime”.

Për deklaratën e ish-presidentit ka reaguar VMRO-DPMNE-ja. Përmes një komunikate për media, ata thonë se Pendarovski i LSDM-së, me ofendime direkte ndaj Trump-it dhe SHBA-së, shihet se LSDM ka braktisur përfundimisht kursin properëndimor.

VMRO

“Pendarovski nuk është kushdo nga LSDM, qëndrimi i tij njëkohësisht tregon edhe frustrimin e kësaj partie ndaj VMRO-DPMNE-së dhe suksesin e Qeverisë e cila u pozicionua krah SHBA-së. Maqedonia me Qeverinë e VMRO-DPMNE-së është partner i besueshëm i SHBA-së, ndërsa përfitimet për shtetin do të shihen nw vazhdim”.

Tani është qartë thotë VMRO,  se LSDM në mënyrë të rreme është paraqitur si properëndimore dhe mezi e kanë pritur një moment për të ndryshuar kursin.

Emine Ismaili /SHENJA/

 

MARKETING