(VIDEO) Pendarovski nga Shqipëria: Procesi i Berlinit është ombrellë e Ballkanit të Hapur
Procesi i Berlinit ka marrëdhënie strukturore më të sakta se Ballkani i Hapur. Këtë e deklaroi sot presidenti i Maqedonisë së Veriut sot gjatë vizitës së tij në Shqipëri ku u prit nga presidenti Bajram Begaj. Pendarovski deklaroi se “Ballkani i Hapur” që nga fillimi është dizajnuar si bashkëpunim rajonal ndërmjet vendeve të Ballkanit. “Ekzistojnë mbi 50 iniciativa që krijojnë kushte të përshtatshme për bashkëpunim mes vendeve. Ballkani i Hapur ka qenë një prej tyre dhe shpresoj që në një format të tillë të vazhdojë dhe më tej”, deklaroi Pendarovski.
STEVO PENDAROVSKI, PRESIDENT I MAQEDONISË SË VERIUT
“Është e pakontestueshme se vendet që marrin pjesë në Ballkanin e Hapur e kanë të qartë se ‘çadër’ për të gjitha iniciativat është procesi i Berlinit i cili ka marrëdhënie strukturore më të sakta se Ballkani i Hapur. 6 shtete marrin pjesë në procesin e Berlinit, ndërsa vetëm 3 në Ballkanin e Hapur dhe kjo është një mangësi e madhe për Ballkanin e Hapur”
Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj deklaroi se rrugëtimi i dy vendeve drejt BE është i përbashkët dhe duhet bashkëpunim.
BAJRAM BEGAJ, PRESIDENT I SHQIPËRISË
”Kënaqesh te tregojme qe ky takim ështe mes dy vendeve mike, partnere qe kane rrugetimin e përbashkët ne BE. Sfidat mes dy vendeve për minoritetin janë të mëdha por do i përballojmë së bashku një prej tyre është që të kemi mirëqenien e komunitetit”
Të dy presidentët i dhanë këto deklarata gjatë vizitës së përbashkët në Bashkinë e Pustecit, ku u takuan me përfaqësues të pakicës kombëtare maqedonase. /SHENJA/