(VIDEO) Pendarovski: Ikja e të rinjve parandalohet me reforma evropiane
Ikja e të rinjve nga vendi mund të parandalohet vetëm me reforma dhe përshpejtim të eurointegrimeve. Kështu deklaroi presidenti i vendit, Stevo Pendarovski, gjatë konferncës së 9-të Ndërkombëtare Hulumtuese me temë “Riaktualizimi i inflacionit dhe realitetet e reja gjeopolitike – ridizajnimi i politikës makroekonomike” organizuar nga Banka Kombëtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Sipas Pendarovskit, për të parandaluar daljen e fuqisë së kualifikuar, është e nevojshme që sistemet ekonomike t’i bëjnë më të përshtatshme për zhvillimin e lirisë ekonime dhe barazisë së mundësive.
Stevo Pendarovski, president
“Pasiguria intesnifikon emigrimin masiv të të rinjve jo vetëm nga vendi ynë, por edhe nga i gjthë rajoni i Ballkanit Perëndimor. Dhe me këtë, ne humbim kapitalin e paçmuar njerëzor dhe shoqëror nga i cili varet rritja dhe zhvillimi afatgjatë ekonomik i vendeve tona dhe i të gjithë rajonit. Për të parandaluar daljen e fuqisë punëtore të kualifikuar, duhet të përpiqemi t’i bëjmë sistemet tona ekonomike të përshtatshme si për zhvillimin e lirisë ekonomike ashtu edhe për barazinë e mundësive”.
Në kushtet e një mjedisi të jashtëm të paqëndrueshëm dhe presioneve gjithnjë e më të larta të çmimeve, shtoi presidenti, Banka Kombëtare, duke ndjekur shembullin e Bankës Qendrore Evropiane, ka filluar të rregullojë politikën e saj monetare.
Ndërkaq, Maqedonia e Veriut ka filluar te ketë kriza masive të kuadrove të kualifikuar në fusha të caktuara, të cilët çdo ditë e më shumë largohen në vendet evropiane për kushte më të mira punedhe paga më dinjitoze. Një nga fushat që së fundi po fillon të bëhet alarmante është mjekësia, e cila po përballet me mungesë të madhe të infermierëve dhe mjekëve të specializuar.
Linda Ebibi /SHENJA/