(VIDEO) Pendarovski dhe Siljanovska me porosi nga Krusheva

(VIDEO) Pendarovski dhe Siljanovska me porosi nga Krusheva

Banorët e Krushevës kanë me çfarë të krenohen. Unë do të tregoj dhe vërtetoj se jam këtu për shkak të qytetarëve, jo për shkak të vetes time. Kështu u shpreh kandidatja e VMRO-DPMNE-së për presidente Gordana Siljanovska Davkova, nga Krusheva. Ajo paralajëmroi se do t’i rikthej zyrat e popullit, të cilat i kishte përdorur presidenti Ivanov, për të qenë më afër qytetarëve.

Gordana Siljanovska Davkova, kandidatja e VMRO-DPMNE-së për presidente

 “Ju premtoj se do të rrethohem me njerëz të ditur. Por gjithashtu ju premtoj se do të jem gjithmonë afër jush. Si? Nëpër zyrat e popullit. Zyrat e popullit u përdorën për herë të parë nga ish-presidenti, z.Ivanov. Unë mendoj se ata duhet të kishin qëndruar. Pikërisht përmes zyrave të popullit do të kem mundësinë të vij shpesh këtu, t’ju shoh dhe të shoh se çfarë keni demonstruar, çfarë keni propozuar”.

Ndërohë, po nga Krusheva dërgoi porosi edhe kandidati për president i LSDM-së Stevo Pendarovski. Ai mohoi akuzat e opozitës se do të bojkotoj rethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale. Ai u shpreh se në Krushevë ka shkuar për të ju thënë se jo vetëm aty, por se më 8 maj, do të fitoj në të gjithë Maqedoninë.

Stevo Pendarovski, kandidat i LSDM-së

“Me siguri e keni dëgjuar dje, që kur mbaroi rrethi i parë, kundërshtarët tanë politikë që janë ende të bindur se do të fitojnë, le të jetojnë në atë besim, filluan t’i thonë këto ‘muhabete’ që janë duke i thënë që në rrethin e parë, diferenca do të ishte aq e madhe dhe kinse nuk do të kemi asnjë shans për të fituar, kështu që do të kishim bojkotuar. A është e logjikshme që të vij në Krushevë, nëse po mendoj të bojkotoj? Unë dua të fitoj me të gjithë ju, e kush do le të bojkotojë”.

Kandidatja më e votuar për president në zgjedhjet e 24 prillit, aktivitetet e fushatës të shtunën i vazhdon në Mavrovë, Rostushë, Dibër dhe Vevçan. Kurse i dytë për nga votat, që qytetarët i besuan për postin shefi i shetit, Stevo Pendarovski do të jetë në Peshtani dhe Ohër.

Emine Ismaili /SHENJA/

MARKETING