(VIDEO) Pasholli: Fronti Evropian do të hyjë i bashkuar në zgjedhjet lokale

Edhe pse në Kuvend kanë mbetur peng ligji për kodin zgjedhor dhe ligji i Inspektoratit të Përdorimit të Gjuhëve, për të cilat nevojitet shumicë Bandeteri, të cilën momentalisht nuk e ka shumica parlamentare, kryeministri Hristijan Mickoski, tha se ligjet për reforma nuk varen nga Badenteri.
MARKETING
HRISTIJAN MICKOSKI, KRYEMINISTËR
“Nuk varen ligjet reformuese nga Badenteri. Jo, nuk varen nga Badenteri, mund që disa të jenë me 80 deputetë me shumicë prej 2/3. Kodi Zgjedhor ka nevojë për konsensus politik, sepse mund ndonjë prej partive politike sërish të aplikojë filibustering, dhe të mos miratohet Kodi Zgjedhor, por kjo nuk do të thotë se duhet Badenter, duhet të kemi konsensus politik, dhe me informacionet që kam, kemi. Tani do ta shohim kur do të hyjë në procedurë parlamentare”.
Ndërkaq, Mickoski tha se shumica është stabile, ndërsa nuk e mohon dhe as nuk e pohon mundësinë që ajo të rritet.
HRISTIJAN MICKOSKI, KRYEMINISTËR
“Absolutisht, gjithçka është e mundur dhe gjithçka nuk është e mundur. Kështu që t’ia lëmë maksimës së njohur se politika është çështje e mundësisë”.
Një ndër emrat më të përfolur për t’iu bashkuar shumicës është kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, emër të cilin disa ditë më parë nuk e mohoi edhe zv/kryeminsitri, Izet Mexhiti.
Gjatë javës së ardhme Fronti Evropian (FE) do të shpallë më shumë detaje rreth kandidaturave për zgjedhjet lokale. Këtë e bëri të ditur deputetja Arbana Pasholli e cila deklaroi se po analizohen rezultatet e anketave. Pasholli tha gjithashtu se në këtë garë, Fronti do të jetë kompakt.
ARBANA PASHOLLI, FRONI EVROPIAN
“Sigurisht. Që nga fillimi i këtij mandati flitet dhe po manipulohet se Fronti Evropian nuk është stabil. Mendoj se është edhe me i qëndrueshëm se kurdo qoftë dhe sigurisht në periudhën e ardhshme do të zgjerohet”
Gjatë konferencës për media, përkrah Pashollit ishte Bejxhan Iljaz, deputeti turk që përflitet për negociata të mundshme me pushtetin.
Samir Mustafa /SHENJA/