(VIDEO) Pas vendosjes së termineve, pakësohen turmat te punkti në Kisella Vodë

(VIDEO) Pas vendosjes së termineve, pakësohen turmat te punkti në Kisella Vodë

Qytetarët shpresojnë që ky ndryshim i funksionimit të punktit të ecë mirë pasi që sipas tyre ka qenë torturuese të presin nga 5 orë në ditë për t’u fotografuar. Ata thonë se si fillim po ballafaqohen me disa parregullësi por shpresojnë që ditëve në vijim të bëhet edhe më mirë.

QYTETAR  

“Sot po funksionon më mirë, si fillim po shkon mirë, ne kishim të caktuar termin diku për në muajin maj dhe na thirën që sot të vijmë këtu të fotografohemi”.

QYTETARE  

“Unë kam dal nga puna sot sepse më telefonuan që të vijë sot në ora 12 por pop res akoma nuk më kanë thirur të futem brenda, kështu po shkon sot, nuk e di sa do të duhet të pres”.

QYTETAR  

“Sapo kam ardhur, pop res për në ora 13:30 e kam termimin, pop res të futem brenda, termini Im ka qenë për në muajin qershor, besoj që do të bëhet më mirë”.

Ata thonë se radhët e gjata të cilat krijoheshin për nxjerrje të dokumenteve pa termine, kanë shkaktuar kaos dhe keqkuptime në mes qytetarëve.

QYTETARE

“Nuk kam ndonjë koment, të them të drejtën, si ditë e parë çfarë të them, po punojnë por po shkon ngadal, po presim. Në ora 12:30 e kam terminin e caktuar unë, kanë caktuar termine edhe në kohë të pauzës por ja po presim ”.

QYTETARE  

“Sapo kryeva punë, mirë po shkon brenda, sipas këtyre listave që na ftuan sot besoj që mirë është”

Qytetarët thonë se institucionet kompetente duhet të bëjnë çmos për t’iu dale në ndihmë qytetarëve lidhur me marrjen e dokumenteve personale të cilat I kanë të patjetërsueshme.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING