(VIDEO) Pas një muaji shtrenjtimi, çmimi i dizelit nuk ndryshon

(VIDEO) Pas një muaji shtrenjtimi, çmimi i dizelit nuk ndryshon

MARKETING

Pas disa ditësh të vështira me rritje të vazhdueshme të çmimeve të derivateve të naftës, tregu po jep një sinjal të përzier. Nga nesër, çmimi i benzinës do të  shënojë  një rënie të lehtë, duke sjellë njëfarë lehtësimi për qytetarët, ndërsa dizeli mbetet “kokëfortë”, duke qëndruar i pandryshuar në nivele të larta.

MARKETING

Sample Image

Komisioni Rregullator për Energjetik njoftoi se  Çmimi me pakicë i benzinës EUROSUPER BS-95 do të  ulet për 2.50 den/litër, ndërsa çmimi me pakicë i benzinës EUROSUPER BS-98 ulet për 3.00 den/litër. Ndërkohë, çmimi me pakicë i EURODIZEL (D-E V) nuk ndryshon. Rritje për 0.50 denarë për litër do të shënojë vaji ekstra i lehtë shtëpiak, ndërsa çmimi me pakicë i vajit të karburantit M-1 NS ulet me 0.663 den/kg dhe tani do të arrijë në 50.410 den/kg.

Nga Komisioni informojnë se nga dita e fundit e muajit mars, EUROSUPER BS – 95 do të shitet për 84.00 (denarë/litër), Benzinë motorike EUROSUPER BS – 98 do të shitet për 85.50 (denarë/litër)

Dizeli ashtu siç ka qen deri më tani, pra do të shitet për 95.50 (denarë/litër), kurse Vaji ekstra i lehtë për karburant 1 (EL-1) do të shitet për 92.50 (denarë/litër) dhe Mazut M-1 NS do të shitet për 50.410 (denarë/kilogram).

Kujtojmë se për ta zbutur këtë rritje të madhe të çmimeve të derivateve të naftës, qeveria ka marrë vendim që ta ulin TVSH-në, nga 10 deri në 18 përqindë. Megjithatë autoritet shtetërore disa herë sigurojnë qytetarët se nuk ka krizë.

Samir Mustafa /SHENJA/

 

MARKETING