(VIDEO) Pas miellit dhe qumështit, Qeveria ngrin dhe çmimet e orizit dhe vezëve

(VIDEO) Pas miellit dhe qumështit, Qeveria ngrin dhe çmimet e orizit dhe vezëve

Qeveria nesër do t’i ngrijë çmimet e orizit dhe vezëve, në përputhje me çmimet të cilët kanë qenë më parë gjatë muajit, ka njoftuar sot ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi. Ai tha se nuk do të ketë ngrirje të marzheve për miellin dhe sheqerin, por pret që vetë tregtarët të ulin çmimet.

Kreshnik Bekteshi, ministër i Ekonomisë

“Për ngrirjen e marzheve, nesër në seancën e Qeverisë do të merret vendimi për ngrirjen e orizit dhe vezëve, me çmime që ishin më herët gjatë këtij muaji. Për sheqerin dhe miellin, sipas të dhënave të Drejtorisë doganore për import dhe të dhënave nga prodhuesit, ka ulje çmimesh dhe nuk do të marrim asnjë masë. Në ditët në vijim presim që çmimet vetëm të bien. Nëse kjo nuk bëhet nga tregtarët, do të pasojnë vendime shtesë për çmimin e miellit”

Bekteshi nuk e tregoi uljen e re të çmimeve të orizit dhe vezëve për të mos u lënë hapësirë ​​tregtarëve të caktuar që të përgatiten për vendime dhe bëri të ditur se Qeveria do ta shpallë çmimin e saktë ditën kur do të merret vendimi.

Ministri garanton se nuk do të lejojë që kërkesa e shtuar të rrisë çmimet gjatë festave të ardhshme.

Kreshnik Bekteshi, ministër i Ekonomisë

 “Për çmimin e vezëve jemi më të lirët në rajon, kërkesa është e madhe. Nuk do të lejojmë rritje të çmimeve për shkak të rritjes së kërkesës për shkak të Ramazanit dhe Pashkëve”

Çmimet e vezëve dhe të orizit, thotë Bekteshi, do të jenë më të ulëta se ato në treg sot. Enis Murtezi /SHENJA/

 

 

MARKETING