(VIDEO) Pas akuzave të kryetares së Shkupit, Toshkovski paralajmëroi rënimin e objekteve pa leje në Çair dhe Saraj

Zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme janë kanë filluar aksion dhe janë duke mbledhur dëshmi për ndërtimet pa leje në Komunën e Çairit po edhe atë të Sarajit, Kisella Vodës dhe komuna të tjera brenda territorit të Qytetit të Shkupit. Kështu deklaroi Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski i cili tha se nëse konstatohet se ka ndërtime pa leje në komunat e lartë përmendura të njëjtat do të rrënohen. Toshkovski siguroi se nuk do të ketë veprime të anshme dhe se policia do të veprojë sipas ligjit në të gjitha komunat.
PANÇE TOSHKOVSKI, MINISTËR I PUNËVE TË BRENDSHME
“Njëra nga komunat në të cilat dje ka hyrë sektori për krim të organizuar është edhe Komuna e Çairit., është edhe Komuna e Sarajit. Zyrtarë të MPB-së kanë hyrë edhe në Komunën e Aerodomit, për të siguruar dëshmi për objekte të ndërtuara në mënyrë të paligjshme. Siç kam informacion, dje ose gjatë ditës së sotme në këtë aksion do të përfshihet edhe komuna e Kisella Vodës. Gjithsesi, do të veprojmë në bazë të ligjit, nëse vërtetohet se bëhet fjalë për ndërtim pa leje, nëse konstatohet se e njejta rrezikon sigurinë e qytetarëve, me siguri do të rrënohet”.
Për ndërtimet pa leje dhe aksionin e policisë në Çair, foli edhe zy.kryeministri i parë, Izet Mexhiti. Ai inkurajoji institucionet që të veprojnë kundër një dukurie të tillë. Sipas tij, listës për ndërtime pa leje i prinë Komuna e Gostivarit.
IZET MEXHITI, ZV/KRYEMINISTËR I PARË
“Sa i përket ndërtimeve të egra, në nivel të shtetit ka 200 mijë, ndërtime të egra në 80-të komuna, nëse nuk gaboj në komunat shqiptare prinë komuna e Gostivarit nëse nuk gaboj për nga numri i ndërtimeve të egra. Institucionet veprojnë aty ku ka shkelje ligjore dhe ne i përkrahim në këtë drejtim, i lëm që ta bëjnë punën që duhet ta bëjnë.Por, nuk duhet të jetë në mënyrë selektive”.
Ndryshe, e para që ka aktualizuar temën e ndërtimeve pa leje në territor të Komunës së Çairit është kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, e cila për më tepër ka dorëzuar edhe qindra dokumente në formë të dëshmive në Prokurorinë Publike Themelore.
Mevludin Imeri /SHENJA/