(VIDEO) Pas 201 orëve nën rrënoja, nxirret e gjallë një grua në Turqi

(VIDEO) Pas 201 orëve nën rrënoja, nxirret e gjallë një grua në Turqi

Një grua 26-vjeçare, e cila kishte mbetur nën rrënojat e ndërtesës së shkatërruar në Hatay, është shpëtuar pas 201 orësh nga tërmeti, raporton Anadolu.

Përpjekjet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë në rrënojat e ndërtesave të shkatërruara në rrethin Qendror Antakya të Hatay-it e cila u prek nga tërmetet me magnitudë 7.7 dhe 7.6 ballë në Kahramanmaraş, të cilat cilësohen si “katastrofa e shekullit”.

Minatorët dhe ekipet e tjera të kërkim-shpëtimit të lidhur me Institucionin Turk të Qymyrit (TTK) Kozlu, të cilët shkuan në rajon nga qyteti Zonguldak, duke punuar në rrënojat e ndërtesës së apartamenteve në zonë arritën ta shpëtojnë 26-vjeçaren Emine Akgül.

Ekipet e shpëtuan Akgül-in nga rrënojat 201 orë pas tërmetit.

Akgül më pas u dërgua në spital me ambulancë.

MARKETING