(VIDEO) Pas 13 vitesh do të azhurnohet lista pozitive e ilaçeve

(VIDEO) Pas 13 vitesh do të azhurnohet lista pozitive e ilaçeve

Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, ka paralajmëruar një fushatë për sensibilizimin e grave shtatzëna për konsultime me psikologë dhe psikiatër. Ministri tha se janë ngjarjet fatkeqe si ajo me gruan në lindje e cila u hodh nga dritarja e Klinikës Gjinekologjike, që ndonjëherë mund të nxisë marrjen e masave.

FATMIR MEXHITI, MINISTËR I SHËNDETËSISË

“Ajo që kam marrë përsipër si ministre është që diku nga muaji shtator-tetor të fillojmë një fushatë sensibilizimi tek gratë shtatzëna, si dhe për konsultime të rregullta me psikologë dhe psikiatër. E dini, ndonjëherë do të ndodhë ndonjë ngjarje e padëshiruar, e pakëndshme për të na shtyrë,  të fillojmë të marrim masa më drastike për diçka, në një drejtim. Kështu do të veprojmë edhe në të ardhmen”.

I pyetur për pritjet e gjata nga qytetarët, që po krijohen  në spitale, ministri Mexhiti tha se pritjet  për “Termini im” kanë rënë për 50 për qind, ndërsa këtë muaj do të nisin me disperzimin e pacientëve, për të larguar turmat nga Qendra Klinike.

SINKRON:FATMIR MEXHITI, MINISTËR I SHËNDETËSISË

“E kemi lehtësuar këtë pritje, d.m.th, kohë pas kohe e dini si është mentaliteti këtu, pak i lëmë nuk ju bëjmë kontrolle, pas një jave rritet numri sërish, por neve jemi gjithmonë sy hapur, i ndjekim këta situata, kemi njerëz që janë të angazhuar bashkë me ‘Termini Im’, bashkë me kontrollorët, punojmë çdo ditë që ky numër të zvoglohet sa më shumë”

I pari i Shëndetësi informoi se është ngritur komisioni i ekspertëve, i cili do të rishqyrtojë listën pozitive barnave. Sipas Mexhitit, ky komision do të punojë vazhdimisht në ndryshimin dhe plotësimin e listës pozitive të barnave dhe siç thotë ai, pas një periudhe të gjatë do të krijojnë një sistem funksional me qëllim që ti plotësojnë nevojat e pacientëve me terapi të përshtatshme.

Samir Mustafa /SHENJA/       

 

 

MARKETING