(VIDEO) Partnerët e koalicionit diskutojnë se kush do ta zëvendësojë Taravarin

Emri i ri i ministrit të Shëndetësisë do të përcaktohet deri në fund të javës dhe ky pozicion do të ngelet në kuadër të VLEN-it, deklaroi kryeministri Hristijan Mickoski. I pyetur edhe për rrokada të tjera si dhe lidhur me kuadrot e ASH-së të cilët nuk i janë bashkuar Taravarit pas largimit nga qeveria ai thotë se këto janë tema strategjike për të cilat do të diskutohet shtesë.
MARKETING
HRISTIJAN MICKOSKI, KRYEMINISTËR
“Ky pozicion mbetet në kuadër të koalicionit ‘VLEN’. Pres që javën tjetër të kem një propozim. Ditën e djeshme, pas seancës së qeverisë, patëm koordinim të koalicionit, diskutuam se çfarë na pret në periudhën në vijim, kështu që e kemi caktuar fundin e kësaj jave si afat për t’i definuar vendimet kadrovike, me qëllim që që të mundem unë të hënën apo të marten tua dorëzoj deputetëve në Kuvend”.
Mickoski tha se Qeveria është stabile dhe e fortë pavarësisht largimit të Arben Taravarit nga qeveria. Ai potenocoi se koalicioni me VLEN-in do të vazhdojë.
HRISTIJAN MICKOSKI, KRYEMINISTËR
“Qeveria është e qëndrueshme dhe e fortë. Ka mbështetje prej gati dy të tretash brenda parlamentit dhe unë pres që të vazhdojmë me koalicionin VLEN, atje ku, do të thoja, doli ish ministri i shëndetësisë, i cili për fat të keq ndryshoi retorikën në këto ditë të fundit dhe tani është në përqafimet e atyre të cilët për dy dekadat e fundit e kanë kriminalizuar shoqërinë, e kanë plaçkitur dhe turpëruar Maqedoninë por ky është vendimi i tij”.
I pyetur lidhur me takimin e Arben Taravarit me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, Mickoski tha se që nga dita e djeshme ka qenë në njohuri për takimin e sotëm. “ Mendoj se ndër temat që kanë diskutuar, janë ndodhitë në rajon, bashkëpunimi më i afërt mes dy vendeve, ja kështu do ta komentoja”, u shpreh Mickoski.
Medina Ajeti Ali /SHENJA/