(VIDEO) Partitë shqiptare sërish përplasen për botën serbe

(VIDEO) Partitë shqiptare sërish përplasen për botën serbe

Aleanca për Shqiptarët ka vazhduar me akuza të rënda ndaj qeverisë në përgjithsi, e ndaj koalicionit VLEN në veçanti. Nga ASH e Taravarit theksojnë se Maqedonia e Veriut ç’do ditë e më shumë hap rrugën për ndikimin e “Botës Sërbe” në vend. Rastin e fundit ata kanë përmendur vizitën e ministres serbe të Punës dhe Politikave Sociale, Milica Burnevi Stamenkovski, e cila gjatë qëndrimit në Manastir ka bërë deklarata që, sipas partisë, përbëjnë promovim të “botës serbe” në Maqedoninë e Veriut. Sipas ASH-së, VLEN hesht, ndërsa qeveria e Mickoskit jo vetëm që e lejon, por edhe e financon këtë lloj propagande serbomadhe.

ALEANCA PËR SHQIPTARËT

Deklaratat e Milica Burnevi Stamenkovski janë skandaloze. Ajo foli për flamurin serb si flamur mbijetese dhe luftrash për çlirim, bëri homazh në varrezat e Manastirit për ushtarë serbë të rënë, dhe promovoi narrativën e botës serbe, duke e përfshirë popullin pravosllav në Manastir, Ohër dhe, siç tha ajo, Kosovë e Metohi”.

Ndërkaq, Zëvendëskryeministri dhe njëri ndër kretër e VLEN-it, Izet Mexhiti, ka reaguar ashpër ndaj ASH-së. Mexhiti tha se pikërishtë Taravari është pozicionuar në krah të forcave që nuk përfaqësojnë interesat euroatlantike dhe multietnike të vendit, por përkundrazi, ai tha se lidhen me ndikime që historikisht kanë qenë kundër frymës së integrimit dhe barazisë.

IZET MEXHITI, ZV/KRYEMINISTËR

Taravari është kthyer pikërisht aty ku nuk duhet – te bota serbe. Nuk duhet më tepër për ta kuptuar këtë – mjafton të shihni deklaratat e tij për Ali Ahmetin gjatë viteve të fundit: çfarë ka thënë, si i ka thënë dhe si i ka gëlltitur të gjitha ato që i ka thënë”.

Reagim në lidhje me këtë fenomen ka bërë edhe Bashkimi Demorkatik për Integrim. Ata dënojnë fuqishëm ngjarjen e mbajtur në Manastir, ndërsa theksojnë se “Bota serbe” ështl këmbëkryq në Maqedoninë e Veriut.

BASHKIMI DEMOKRATIK PËR INTEGRIM

Deklaratat e ministres serbe se ‘maqedonasit dhe serbët janë një trung, një rrënjë dhe kanë të ardhme të përbashkët’, përbëjnë provokim të hapur historik dhe ndërhyrje flagrante në identitetin dhe sovranitetin e Maqedonisë së Veriut. Këto mesazhe janë të papranueshme dhe synojnë të relativizojnë realitetin historik, duke cenuar marrëdhëniet ndëretnike dhe stabilitetin rajonal”.

Po aq e papranueshme për BDI-në, është edhe prania e përfaqësuesve të Ministrisë së Punëve të Brendshme, të Ministrisë së Mbrojtjes si dhe e zëvendëskryeministrit Ivan Stoilkoviq në një aktivitet siç thonë Integristët, që cenon drejtpërdrejt orientimin strategjik dhe karakterin multietnik të shtetit. Sipas BDI-së, e ardhmja e vendit është vetëm në rrugën e integrimit në Bashkimin Evropian, duke mbrojtur frymën e Marrëveshjes së Ohrit, barazinë e qytetarëve dhe kohezionin multietnik të shoqërisë.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING