(VIDEO) Partitë reagojnë për përgjimet e paligjshme

(VIDEO) Partitë reagojnë për përgjimet e paligjshme

Çështja e akuzave për përgjime të paligjshme të kryeministrit Hristijan Mickoski nga Agjencia për siguri nacionale, në kohën kur VMRO ishte në opozitë ka shkaktuar valë reagimesh në vend. Lideri i LSDM-së Venko Filipçe thotë se VMRO-DPMNE vazhdimisht ka paralajmëruar skandale por të njejtat nuk kanë pasur asnjë përfundim. Ai u bëri thirrje institucioneve të veprojnë me përgjegjësi dhe të zbulojnë të gjitha informacionet relevante, në mënyrë që sistemi i sigurisë të mos keqpërdoret për qëllime politike.

VENKO FILIPÇE, LIDER I LSDM-SË

Në të kaluarën, kemi parë shumë skandale të shpallura në mënyrë bombastike nga portale të caktuara, nga foltorja e partisë së VMRO-DPMNE-së, të cilat nuk patën asnjë zgjidhje. Të ju rikujtoj më herët pati një lloj njoftimi për dhënie të ryshfetit kryeministrit, më tej se ai po ndiqej nga dronë, pastaj se do të kishte destabilizim dhe tani ja një lloj përndjekje. Sot ka edhe deklaratë nga ish-drejtori i Agjencisë së Sigurisë Nacionale dhe ai vetë thotë, të paktën le të deklasifikohet informacioni, që të shohim se çfarë lajmesh janë”.

Deputeti i VMRO-DPMNE-së Brane Petrushevski tha se LSDM-ja, Zoran Zaevi dhe Venko Filipçe kanë keqpërdorur ASN-në, duke e përgjuar Hristijan Mickoskin, gazetarët dhe biznismenët. Ai thotë se shërbimet e sigurisë dhe intelegjencës në periudhën nga viti 2019 deri në vitin 2024, në vend që të punonin për shtetin, punuan për LSDM-në, me qëllim përndjekjen politike dhe persekutimin e VMRO-DPMNE-së dhe Hristijan Mickoskit, duke heshtur gazetarët dhe duke shantazhuar biznesmenët.

BRANE PETRUSHEVSKI, DEPUTET I VMRO-DPMNE-SË

Kush ishte përgjegjës për ndjekjen e këtyre masave hetuese nga viti 2019 deri në vitin 2024? A është në të vërtetë Prokurori Publik Ljupço Kocevski? Nëse po, bëhet mjaft e qartë pse LSDM dhe BDI nuk votuan për shkarkimin e tij. Përveç kësaj, sot Venko Filipçe është i rrethuar nga të njëjtët njerëz që përgjuan dhe abuzuan me sistemin shtetëror. Kush dhe pse i përdori materialet e përgjuara? Kërkojmë që Prokuroria Publike të hapë urgjentisht çështje dhe tu kërkojë përgjegjësi Viktor Dimovskit, Zare Millosheskit dhe Eroll Musliun, si dhe urdhërdhënësit e tyre politikë në krye të LSDM-së”.

Për këtë çështje reagoi edhe Naqe Çulev, në cilësinë e ish drejtor-it të agjencisë së intelegjencës. Ai tha se keqpërdorimi i burimeve shtetërore për të monitoruar dhe përgjuar një udhëheqës të opozitës dhe përfaqësues të shquar të opozitës, gazetarë dhe biznesmenë është sulm ndaj demokracisë, lirisë, sundimit të ligjit dhe besimit në institucione.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING