(VIDEO) Partitë reagojnë për idenë e “Asociacionit të Komunave Shqiptare”

(VIDEO) Partitë reagojnë për idenë e “Asociacionit të Komunave Shqiptare”

Ideja e  Alternativës për formimin e Asociacionit të Komunave shqiptare në Maqedoninë e Veriut ka nxitur reagime të shumta të partive politike. Partitë Maqedonase janë shprehur kundër kësaj ideje, ndërsa partitë shqiptare të përmbajtura me përjashtim të ndonjë politikani.   Kreu I opozitës Hristijan Mickoski tha se ide të tilla mund të përkeqësojnë marrëdhëniet ndëretnike.

Hristijan Mickoski

”Në RMV pjesë e Kushtetutës është marrëveshja kornizë e Ohrit. Marrëveshja e Ohrit e garanton karakterin unitar të shtetit. Nëse ka parti politike në Maqedoni që duan të braktisin marrëveshjen e kornizë atëherë duhet ta thonë para opinionit por edhe para bashkësisë ndërkombëtare të cilët janë edhe garantues të asaj marrëveshje se nuk e pranojnë atë marrëveshje”

Miskoski i paralajmëroj politikanët në Maqedoni të kenë kujdes dhe siç tha  ai të mos i acarojnë marrëdhëniet multientike sepse Maqedonia është shtet multientik dhe ky lloj I sjelljes së papërgjegjshme vetëm mund ti trazojnë këto tensione dhe të sjellin probleme më të mëdha për qytetarët.

Deputetja Sanella Shkrielj nga LSDM  konsideron këtë ide si joserioze dhe tentativë për të fituar pikë politike.

Sanella Shkrielj

“Konsiderojmë që kjo është një kërkesë e papranueshme, bëhet fjalë për një kërkesë me anë të së cilës struktura të posaçme politike tentojnë të përfitojnë një pjesë të trupit votues. Megjithatë, kjo është tërësisht joserioze dhe në asnjë mënyrë nuk mund të krahasohet situata jonë me atë në Kosovë”.

Ndërkaq, sipas Lidhjes Demokratike, ideja për formimin e asociacionit do të thotë federalizim i Maqedonisë së Veriut, sipas shembullit të bashkësisë së komunave të Serbëve në Kosovë.

LIDHJA DEMOKRATIKE

Kjo është retorikë nacionaliste dhe kërcënim serioz për marrëdhëniet ndëretnike.  Destabilizimi i Maqedonisë së Veriut do të thotë edhe destabilizim i Ballkanit që është strategji dhe qëllim kryesor i Rusisë, si dhe i nacionalistëve në Bullgari. Krahasimi me Kosovën është absolutisht i pasaktë dhe nuk ka asnjë ngjashmëri”.

Idenë për formimin e asociacionit të komunave shqiptare në Maqedoni e ka mbështetur nënkryetari i BDI-së, Izet Mexhit, pjesë e Grupit të zjarrit, ndërsa deputeti Arbër Ademi po i kësaj partie e ka quajtur idenë patetike. Në ndërkohë Besa dhe Aleanca deri më tani nuk kanë komentuar rreth kësaj ideje.

/SHENJA/

MARKETING