(VIDEO) Partitë bëjnë kalkulimet se kë do të mbështesin më 2 nëntor

(VIDEO) Partitë bëjnë kalkulimet se kë do të mbështesin më 2 nëntor

Rrethi i dytë i zgjedhjeve lokale sa i ka afruar, edhe i ka larguar e ndarë partitē politike, që garojnë për të fituar komunat.

Nē Kërçovë, në rreth të dytë garojnë kandidati i AKI-sē dhe ai i VMRO-sē.

Fatmir Limani që garoi nën llogo të VLEN-it në rrethin e parë ka vendosur të mos mbajë anë, ai ka kërkuar që vet qytetarë tē vendosin për kandidatin që vlerësojnë se është më i miri. Ndërsa Bilall Kasami tha se do të mbështesnin kandidatin shqiptar në Kërçovë, moment ky që nxiti reagimin e kryeministrit Hristijan Mickoskit.

Situata afërsisht e njëjtë është edhe ne Strugë, Mendi Qyra dhe Arsim Dalipi kërkojnë mbështetje nga të gjitha subjektet.

Së fundi nga AKI njoftuam se në mbështetje të Dalipit është edhe kandidati i pavarur Besnik Asani që në këtë komunë garoi në rrethin e parë.

ARSIM DALIPI

“Jam bashkuar me kandidatin e pavarur, Besnik Asani. Ky bashkim nuk është vetëm një lëvizje politike, por një mesazh i qartë dhe i fuqishëm për drejtimin e ri që unë dua t’i jap Strugës”.

Megjithatē kundēr AKI në Strugē ka dalë kryetari aktual Ramiz Merko, i cili nën llogo të BDI fitoi disa mandare dhe udhēhoqi me qytetin.

RAMIZ MERKO

“Po qarkullojnë thashetheme se unë, Ramiz Merko, do të mbështes kandidatin e AKI-së në raundin e dytë. Dua ta theksoj prerë: UNË, RAMIZ MERKO, NUK DO TË MBËSHTES KANDIDATIN E AKI-së NË BALOTAZH “.

Rrethi i dytë ka sjellë bashkimin e partive shqiptare në Bervenicē, kandidati i VLEN që është në balotazh kundër VMRO ka nisur fushatën e përbashkēt në diasporē me strukturat e AKI-sē.

Në kryeqytet koalicio i VLEN është rreshtuar në mbēshtetje të Orce Gjeorgjievskit me të cilin janë marrë vesh edhe për ndarje të resorëve.

Marrëveshje mes VLEN dhe VMRO në kryeqitet ka edhe për përbërjen e re të këshillit. Pēr marrëveshjen ka shkruar vet Gjeorgjievski.

ORCE GJEORGJIEVSKI

“Zhvillova takim me kryetarin e ri të Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, dhe me kandidatin për kryetar të Shkupit nga Koalicioni VLEN, Bashkim Bakiu. Prej tyre mora mbështetje të sinqertë dhe të fortë për raundin e dytë në Shkup “.

Përdallim nga VLEN,  AKI ende nuk ka dalë me qëndrim se cilin kandidat e mbështesin në balotazh në kryeqytet.

Koalicioni VLEN publikisht ka dalē në mbështetje edhe tē Azem Sadikit, kandidat i pavarur nē Komunën e Studeniçanit qē në balotazh ështē kundër Ejup Abazit të AKI-së.

VLEN

“Koalicioni VLEN njofton se në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale do të mbështesë kandidatin e pavarur për kryetar të Komunës së Studeniçanit, Azem Sadiku”.

VLEN po ashtu ka paralajmëryuar se do të mbështesë edhe Maksim Dimitrievskin e  ZNAM-it në Kumanovë.

Mevludin Imeri /SHENJA/

MARKETING