(VIDEO) Parkingu ilegal pas poliklinikës, prokuroria me akuzë ndaj uzurpuesit të parkingut

(VIDEO) Parkingu ilegal pas poliklinikës, prokuroria me akuzë ndaj uzurpuesit të parkingut

Prokuroria Themelore Publike ka ngritur akuzë edhe ndaj një personi tjetër për uzurpimin e parcelës shtetërore në Çair përshkak se ka përdorur ilegalisht hapsirën si parking. Bëhet fjalë për uzurpim të tokës nga 11 parcela kadastrale në pronësi të shtetit, që ndodhen pranë tregut të luleve në afërsi të Shtëpisë Shëndetësore Shkup – Poliklinika Bitpazar. Sipas Planit të Detajuar Urbanistik “Sahat Kulla” në Komunën e Çairit, ishte paraparë për ndërtimin e një garazhi me kate dhe ishte planifikuar të shitej me ankand publik.

MARKETING

Padia është ngritur ndaj një personi fizik dhe ndaj një personi juridik.

Prokuroria Themelore Publike

Ai ngriti një rampë parkimi dhe pikë grumbullimi, punësoi një punonjës për të kryer pagesat për përdorimin e hapësirës së parkimit dhe u lëshonte përdoruesve fatura në emër dhe në kurriz të personit juridik, duke kufizuar dhe kontrolluar hyrjen dhe daljen në atë vend. Prokurori publik ka sugjeruar që ndaj të dyshuarit të caktohet masa e kujdesit, ndalim për kryerjen e aktiviteteve të punës lidhur me veprën penale, përkatësisht ndalim për shfrytëzimin e tokës”.

Edhe një ditë më parë Prokuroria ngriti padi ndaj një personi fizik dhe një juridik për uzurpim të hapsirës për parking në mënyrë të paligjshmë, prapa poliklinikës në Bit Pazar.

Emine Ismaili Luzha /SHENJA/

MARKETING