(VIDEO) Paralajmërohet ndërtimi i poliklinikës në komunën e Butelit

(VIDEO) Paralajmërohet ndërtimi i poliklinikës në komunën e Butelit

Ministria e Shëndetësisë dhe Komuna e Butelit kanë paralajmëruar sot fillimin e procedurën për ndërtimin e poliklinikës në këtë komunë. Kryetari i Butelit, Darko Kostovski tha se sot komuna ka shapllur thirrje publike për ndërtimin e poliklinikës. Sipas tij, fushata zgjedhore nuk e pengon komunën që të nisë procedurën tenderiale dhe theksoi se, e njëjta do të fillojë të ndërtohet menjëherë pasi të përfundojë procedura e përzgjedhësit të kompanisë që do ta ndërtojë dhe deklaroi se e njëjta pritet të lëshohet në përdorim për 18 muaj.

Sinkron: DARKO KOSTOVSKI, KRYETAR I KOMUNËS SË BUTELIT

“Të gjitha procedurat janë në bazë ligjore, është gjithçka pastër se përndryshe nuk do e bënim. Presim që pasi të përfundojë procedura tenderiale kur të zgjidhet edhe kompania ndërtuese menjëherë të vendosen edhe themelet, jo më gjatë se 2 muaj prej tani. 18 muaj është afati sipas afateve për ndërtim kështu që jam i sigurtë se do të arrijmë që ta ndërtojmë në bazë dhe brenda afateve kohore”.

Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu paralajmëroi se, pavarësisht mungesës së kuadrit në institucionet publike shëndetësore, ai do të sigurojë mjaftueshëm mjekë dhe infermierë që do të ofrojnë shërbime si nga kujdesi primare, ashtu edhe nga ai dytësor në këtë poliklinikë.

AZIR ALIU – MINISTËR I SHËNDETËSISË

“Infrastrukturë moderne, një poliklinikë me dy kate që do të ketë nga shërbimet bazë shëndetësore, stomatologjike, për gjinekologji për pediatri për aspektet e dhënies së shërbimeve klinike dhe konsultative gjithashtu labarator biokimik dhe kabinet për radiologji. Pra shërbimet do të jenë më afër qytetarëve dhe me këtë urojmë që qytetarët të kenë edhe shërbime cilësore dhe në kohë reale”.

Sipas informacioneve të dhëna nga komuna, poliklinika e re do të ndërtohet në vendin e ambulancës modulare që është në funksion aktualisht. Ndërtimi i sajë do të kushtojë në total 117,000,000 milion denarë.

Ndërtimi i poliklinikës së re në Butel është premtuar në disa cikle parazgjedhore nga kreytar të ndryshëm të komunës, përfshirë edhe atë aktual.

Mevluduin Imeri /SHENJA/

MARKETING