(VIDEO) Paraburgim për 37 vjeçarin që tentoi ta vrasë vëllanë e tij

(VIDEO) Paraburgim për 37 vjeçarin që tentoi ta vrasë vëllanë e tij

Prokuroria Themelore Publike i ka caktuar masën e paraburgimit 37 vjeçarit i cili dyshohet për tentativë vrasjeje ndaj vëllait të tij. Nga atje thonë se një prokuror publik ka lëshuar urdhër për të zhvilluar procedurë hetimore kundër personit të dyshuar për tentativë për Vrasje të parashikuar. Siç sqarojnë ato i dyshuari me mjet druri ka goditur vëllanë e tij në kokë dhe në tërë trupin.

PROKURORIA THEMELORE PUBLIKE

“Më 18 tetor në shtëpinë familjare në Marino, i dyshuari u përpoq të vriste vëllanë e tij duke e goditur në kokë dhe në të gjithë trupin me një mjet druri. Si pasojë e goditjeve, viktima filloi të rrjedhte gjak nga koka dhe humbi ndjenjat, i dyshuari, në vend që ta ndihmonte, ra në gjumë. Të nesërmen kur u zgjua, pa vëllanë e tij të shtrirë, të mbuluar me gjak dhe pa ndjenja, por e la përsëri dhe kërkoi ndihmë mjekësore pothuajse tre orë më vonë”.

Nga prokuroria thonë se duke i marrë parasysh të gjitha rrethanat, prokurori publik i paraqiti propozim gjykatësit të procedurës paraprake të Gjykatës Themelore Penale në Shkup për përcaktimin e masës së paraburgimit për të dyshuarin.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING