(VIDEO) Pandov shpreson që gjykimin për Kocanin të bëhet në Idrizovë

Drejtori i drejtorisë për zbatimin e sanksioneve Aleksandar Pandov apeloi që gjykimet për raste të mëdha të zhvillohen në sallën gjyqësore dixhitale në Idrizovë. Ai përshëndeti vendimin e gjykatëses Daniella Dimovska që gjykimi i rastit “Aditiv” të zhvillohet në këtë sallë. Pandov tha se bëhet fjalë për një sallë gjyqi europiane, e cila meriton të përdoret shumë më shpesh, dhe u bëri thirrje të gjithë gjykatësve ta përdorin atë për raste më të mëdha, përfshirë edhe rastin e zjarrit në diskotekën “Puls” në Koçan.
MARKETING
ALEKSANDAR PANDOV, DREJTOR I DREJTORISË PËR ZBATIMIN E SANKSIONEVE
“Kjo sallë gjyqi u ndërtua në vitin 2020. Gjykimi i parë u mbajt 2 vjet më vonë, në vitin 2022 dhe që atëherë për fat të keq deri më sot, kjo sallë gjyqi ka qenë e zbrazët. Kjo sallë gjyqi është nën Drejtorinë e Zbatimit të Sanksioneve, por para së gjithash, të Republikës së Maqedonisë. Nuk e di sa herë keni pasur mundësinë ta shihni sallën e gjyqit, kjo është një sallë gjyqi evropiane dhe meriton të përdoret shumë më shpesh”.
Pandov njoftoi se deri në fund të vitit ose në fillim të vitit të ardhshëm, do të fillojë ndërtimi i fazës së dytë të burgut të Idrizovës.
ALEKSANDAR PANDOV, DREJTOR I DREJTORISË PËR ZBATIMIN E SANKSIONEVE
“Gjelbërimi që shihni 50 metra nga vetë salla e gjyqit është menduar për ndërtimin e fazës së dytë të burgut të Idrizovës, i cili shpresoj sinqerisht se do të fillojë deri në fund të vitit, nëse jo në fillim të vitit të ardhshëm. Qendra e paraburgimit do të vendoset atje, do të ketë 420 shtretër për 420 njerëz të dyshuar. Do të jetë ideale për të gjitha gjykimet e tjera, jo vetëm gjykime të mëdha, por edhe gjykime më të vogla”.
Duke folur për çështjen e “Koçanit” Pandov tha se shpreson që gjykimi për këtë çështje të zhvillohet në këtë sallë. “Lidhur me këtë po i drejtohem të gjithëve, si një thirrje për çdo gjykatës. Nuk e di kush do të jetë gjykatësi në këtë rast, por besoj sinqerisht se kjo do të ndodhë këtu”, tha Pandov.
Medina Ajeti Ali /SHENJA/