(VIDEO) Pandov: Angazhimi në punë është mënyra më e mirë për të risocializuar të burgosurit

(VIDEO) Pandov: Angazhimi në punë është mënyra më e mirë për të risocializuar të burgosurit

Drejtori i drejtorisë për kryerjen e sanksioneve, Aleksandar Pandov duke folur për të burgosurit tha se angazhimi në punë është mënyra më e mirë për të risocializuar të burgosurit. Në një intervistë për MIA-n ai tha se do të mundohet që ligjërisht të intervenojë në pjesën e angazhimit në punë të të burgosurve me qëllim që kjo të shfrytëzohet më shpesh.

ALEKSANDAR PANDOV DREJTOR I DREJTORISË PËR KRYERJEN E SANKSIONEVE

Kam vërejtje për ligjin e fundit të bërë tani në prill. Planifikoj që në periudhën në vazhdim të kërkoj ndryshime në pika të caktuara. Vërejta është se te ne, nëse themi se kemi 2 400 të burgosur, mendoj se vetëm rreth 100 janë të angazhuar me punë. Udhëzimet e mia për drejtorët e burgjeve janë që të përpiqen të arrijnë marrëveshje me kryetarët e komunave, me kompani të tjera, që të angazhohen me punë sa më shumë të burgosur”.

Ai gjithashtu njoftoi se 200 të burgosur të evidentuar janë në arrati ndërsa në pyetjen nëse ka garanci se do të kthehen të burgosurit të cilëve ai ua ka ndërprerë mbajtjen e dënimit, mes të cilëve ka pasur edhe të dënuar nga “27 prilli”, tha se nuk ka garanci dhe derisa nuk kthehen janë në arrati.

ALEKSANDAR PANDOV DREJTOR I DREJTORISË PËR KRYERJEN E SANKSIONEVE

Shumica prej tyre tashmë kanë përfunduar ndërprerjet dhe janë kthyer në burgje. Një pjesë jo e vogël e tyre ndërkohë kanë kërkuar nga gjykatat që t’u japin pushime më të gjata. Emri më i njohur për të cilin ka pasur ndërprerje është ish ministri i Punëve të Brendshme Mitko Çavkov. Në ndërkohë, Çavkov, unë me sa jam i njoftuar nga burgu, ka marrë ndërprerje prej tre muajsh, pra i përfundon në nëntor dhe jo pak nga të dënuarit e tjerë për 27 prillin kanë marrë ndërprerje nga gjykatat, disa për një muaj, disa për dy”.

Garanci nuk ekziston, si për secilin që me ligj do të dërgohet për 30-45 apo 60 ditë, kur ta lirojmë për fundjavë, nëse nuk kthehet, do të thotë është në arrati, njoftojmë menjëherë Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe ai i dënuar konsiderohet si i arratisur”, sqaroi Pandov.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING