(VIDEO) Palevski përpiqet të dëshmojë pafajësinë

I dyshuari kryesor për grabitjen dhe vrasjen e dyfishtë të Vanja Gjorçevskas dhe Pançe Zhezhoskit, Lupço Palevski, po bënë përpjekjen e fundit për të dëshmuar sipas tij, pafajsinë. Sot në gjykatë vazhdoi prezantimi i provave shtesë, të propozuara nga të akuzuarit e rastit.
MARKETING
Avokati i babait të Vanjës Vlladimir Tufegxhiq, paraqiti provë se babai i Vanjës Aleksandar Gjorçevski ka komunikuar me një kusherirë-të punësuar në spitalin 8 shtatori, me çka tenton të dëshmoj në gjykatë se mëngjesin e 27 nëntor 2023, kur ishte kidnapuar dhe vrarë Vanja, ai ka komunikuar me mjekun.
I akuzuari i parë Palevski paraqiti dy prova, me të cilat vërteton se më 22 nëntor para dy vitesh nuk ka qenë në Veles , por në Shkup. Kurse sipas prokurorisë mbrëmjen para kidnapimit të Pançes, Palevski ka qenë në shtëpinë e Velibor Manev, por Pallço thotë se ai ka qenë duke lëvizur me veturë nëpër Shkup, me çka tregon dhe faturën e parkingut, ku ishte parkuar në Komunën Qendër. Ai po ashtu kishte propozuar që në gjykatë të sillet shiriti me të cilin i ishte mbyllur goja Vanjas gjatë grabitjes, por kjo u refuzua nga gjykata.
Avokati i Boro Videvskit, Bojan Manev propozoi të paraqiten video inçizimet nga pompat e benzinës në Veles.
Avokatët e Velibor Manev dhe Vllatko Keshishev thanë se nuk do të paraqesin prova shtesë.
Vanja Gjorçevska, e cila ishte raportuar e zhdukur më 27 nëntor, u gjet e vdekur në afërsi të Shkupit më 3 dhjetor, kur në afërsi të Velesit u gjet i vdekur edhe Pançe, me origjinë nga Velesi, i cili, nga ana tjetër, u raportua i zhdukur më 24 nëntor.
Emine Ismaili Luzha /SHENJA/