(VIDEO) Palevski: Nuk jam as monstër as vrasës, nuk e kam vrarë Vanjan dhe Pançen

(VIDEO) Palevski: Nuk jam as monstër as vrasës, nuk e kam vrarë Vanjan dhe Pançen

I dyshuari kryesor për grabitjen dhe vrasjen e Vanja Gjorçevskas dhe Pançe Zhezhoskit, Lupço Palevski, nuk pranon se ka bërë grabitjen dhe vrasjen e tyre. Në dëshminë e tij para gjykatës, Palevski thotë se nuk është as monstër dhe as vrasës.

Dëshminë e tij e kishte përplot akuza. Sipas tij, kjo ngjarje i është mveshur sepse në atë kohë kishte filluar të publikoj se në bankat e Maqedonisë po bëhet larje parash nga shitja e dronave iranian në Rusi dhe se shtetasi iranian kishte llogari në dy banka të vendit dhe për këtë e fajëson ish ministrin e Brendshëm Oliver Spasovskin dhe shefin e Prokurorisë Themelore Publike Gavrill Bubeskin.

Lupço Palevski, i akuzuar

Nuk jam as monstër, as vrasës. Motivi për një veprim të këtillë, pezullimi i së drejtës së pafajësisë derisa të provohet fajësia, prezumimi i pafajësisë nuk ekziston. Dhe kjo ndodh sepse kreu i Prokurorisë Publike të Shkupit, Gavril Bubevski dhe Oliver Spasovski janë përgjegjës të drejtpërdrejtë për pastrim parash në Maqedoni”.

Pastaj vazhdon me akuzat ndaj mediave. Thotë se mediat janë tërësisht të korruptuara nga sektori bankar sepse pa mbështetjen e tyre sipas tij, mediat nuk ekzistojnë.

Lupço Palevski, i akuzuar

Pas një viti e gjysëm nga ngjarja nuk ekziston titull në media ku monstra e drejton armën, ku ekziston mundësia të jetë kryer vepra penale. Një titull i tillë nuk ekziston në mediat tona relevante. Pikërisht politika e partisë ‘Desna’ është arsyeja për këtë qasje të medias, sepse ne jemi e vetmja parti politike që ka nisur një iniciativë për një referendum për një çështje shumë të dhimbshme, në lidhje me politikën agresive të Bullgarisë ndaj vendit tonë. Ky është një linçim brutal mediatik nën kontrollin e LSDM-së dhe DPMNE-së”.

Ai u pyet edhe për të akuzuarit e tjerë të këtij rasti. Për Vllatko Keshishev tha se është politikisht injorant, por e don Maqedoninë. Për Velibor Manev tha se është ambicioz dhe lakmitar për para, por edhe e din që ka pasur disa konflikte për para. Për të akuzuarin Aleksandar Gjorçevskin, babain e Vanjas thotë se për herë të parë i‘a ka lexuar emrin dhe mbiemrin në padinë penale në qeli. Ndërsa veten e përshkroi si politikan dhe biznesmen.

Poashtu mohoi se është arratisur dhe se e ka kuptuar që po kërkohet nga policia pasi kishte arritur në Turqi.

Emine Ismaili Luzha /SHENJA/

MARKETING