(VIDEO) Palestinezët falën namazin e Bajramit mes rrënojave

Më shumë se 2 milionë besimtarë muslimanë të pranishëm në tokat e shenjta në Arabinë Saudite kanë kryer adhurimin e Haxhit. Haxhinjtë fillimisht pritën në Arafat, më pas shkuan në Muzdalife me autobus dhe kryen lutjen e pritjes si dhe mblodhën gurë për goditjen e djallit.
MARKETING
Duke filluar nga mesnata, muslimanët ecën afërsisht 3.5 kilometra në konvoje dhe hodhën 7 gurë në “Jamarat Al-Aqabah”, e njohur si djalli i madh, në zonën e gurëzimit të djallit në Jamarat.
Pas gurëzimit të djallit, një numër i madh muslimanësh ecën gjatë për të arritur në Qabe dhe kryen tavafin e Haxhit, ndërsa më pas u qethën dhe hoqën ihramin. Kështu, besimtarët muslimanë që përfunduan detyrat e tyre u bënë haxhinj.
Mijëra muslimanë u dyndën në xhaminë Al-Aksa në Qytetin e Vjetër të Kudsit Lindor, kibla e parë e myslimanëve, për të falur namazin e Kurban Bajramit. Ndërkohë një grup kolonësh izraelitë që kanë uzurpuar tokat palestineze, u vërejt duke shëtitur në zonën e Qytetit të Vjetër të Kudsit Lindor.
E ndërkohë, festa e Kurban Bajramit në Rripin e Gazës që ndodhet nën bllokadë dhe sulme izraelite, po kalon nën pikëllim. Sipas autoriteteve palestineze, të paktën 828 xhami janë shkatërruar plotësisht dhe 167 të tjera janë dëmtuar pjesërisht në Gaza. Përveç kësaj, tre kisha janë goditur dhe 19 nga 60 varrezat e Gazës janë shkatërruar plotësisht ose pjesërisht.
Në anën tjetër, në Siri u fal namazi i parë i Kurban Bajramit pas rënies së regjimit të Bashar al-Assadit. Mijëra njerëz u dyndën për namazin e Bajramit në Xhaminë Emevite, me rëndësi historike, në kryeqytetin Damask. Pjesëmarrësit nga qytete të ndryshme në namazin Bajramit në Xhaminë Emevite, u lutën për sigurinë dhe paqen e vendit. Gjithashtu edhe në qytete të tjera mijëra njerëz pas namazit të Bajramit vizituan varret e të afërmve të tyre.
Më shumë se 2 milionë besimtarë muslimanë të pranishëm në tokat e shenjta në Arabinë Saudite kanë kryer adhurimin e Haxhit. Haxhinjtë fillimisht pritën në Arafat, më pas shkuan në Muzdalife me autobus dhe kryen lutjen e pritjes si dhe mblodhën gurë për goditjen e djallit.
Duke filluar nga mesnata, muslimanët ecën afërsisht 3.5 kilometra në konvoje dhe hodhën 7 gurë në “Jamarat Al-Aqabah”, e njohur si djalli i madh, në zonën e gurëzimit të djallit në Jamarat.
Pas gurëzimit të djallit, një numër i madh muslimanësh ecën gjatë për të arritur në Qabe dhe kryen tavafin e Haxhit, ndërsa më pas u qethën dhe hoqën ihramin. Kështu, besimtarët muslimanë që përfunduan detyrat e tyre u bënë haxhinj.
Mijëra muslimanë u dyndën në xhaminë Al-Aksa në Qytetin e Vjetër të Kudsit Lindor, kibla e parë e myslimanëve, për të falur namazin e Kurban Bajramit. Ndërkohë një grup kolonësh izraelitë që kanë uzurpuar tokat palestineze, u vërejt duke shëtitur në zonën e Qytetit të Vjetër të Kudsit Lindor.
E ndërkohë, festa e Kurban Bajramit në Rripin e Gazës që ndodhet nën bllokadë dhe sulme izraelite, po kalon nën pikëllim. Sipas autoriteteve palestineze, të paktën 828 xhami janë shkatërruar plotësisht dhe 167 të tjera janë dëmtuar pjesërisht në Gaza. Përveç kësaj, tre kisha janë goditur dhe 19 nga 60 varrezat e Gazës janë shkatërruar plotësisht ose pjesërisht.
Në anën tjetër, në Siri u fal namazi i parë i Kurban Bajramit pas rënies së regjimit të Bashar al-Assadit. Mijëra njerëz u dyndën për namazin e Bajramit në Xhaminë Emevite, me rëndësi historike, në kryeqytetin Damask. Pjesëmarrësit nga qytete të ndryshme në namazin Bajramit në Xhaminë Emevite, u lutën për sigurinë dhe paqen e vendit. Gjithashtu edhe në qytete të tjera mijëra njerëz pas namazit të Bajramit vizituan varret e të afërmve të tyre. /SHENJA/