(VIDEO) Pagat në arsim, LSDM nesër mbledh mësuesit para ministrisë, reagon VMRO-ja
MARKETING
Një ditë para nisjes së vitit të ri shkollor, LSDM organizon të dielën tubim të mësuesëve para Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës. Të pakënaqur nga zhvillimi i ngjarjeve dhe deklaratat e ministres së Arsimit, se rritjen e premtuar të pagave, mësuesit do ta marin në mars të vitti të ardhshëm dhe jo në vjeshtë, LSDM thotë se organizon tubim të mësuesëve.
MARKETING
“Para fillimit të vitit shkollor, është e qartë se Mickoski dhe Janevska nuk kanë koncept, dhe as plan të qartë për zhvillimin dhe përmirësimin e arsimit. Ata e shkelën plotësisht premtimin për rritjen e pagave të mësimdhënësve. Çdo ditë dëgjojmë disa arsyetime, kurse e vërteta është se pushteti i VMRO-së nuk dëshiron rritjen e pagave për 12% nga shtatori. Me LSDM-në, mësuesit çdo fillim viti shkollor e nisnin me paga më të larta”, deklaroi deputetja e LSDM-së, Daniella Nikollova.
Për këtë paralajmërim të LSDM-së, ka reaguar partia maqedonase në pushtet, VMRO.
“LSD dhe BDI po kryejnë keqpërdorim brutal ndaj mësimdhënësve, duke organizuar protestë partiake. Qeveria e cila vononte me pagat dhe manipulonte se i rrit ato, pa e përmendur inflacionin e lartë i cili i ka marrë paratë e qytetarëve, por edhe të mësimdhënësve. 7 vite LSD mundeshte të realizoj rritje të pagave sa të donte, por nuk e bënë, sepse qëllimi asnjëherë nuk ka qenë i tillë”, tha deputet i VMRO-DPMNE-së, Sergej Popov.
Nën slloganin, “Nuk ka arsyetime, rritni pagat”, Komisioni i Arsimti të LSDM-së, të dielën me fillim nga ora 11:30 organizon tubim të mësimdhënësve. I bëjnë thirrje të gjithë mësuesëve pa dallim përcaktimit politik, të marrin pjesë në tubim.
Paraprakisht ministrja e Arsimit Vesna Janevska ka thënë se mësuesit nuk do të marrin paga më të mëdha për 12% në shtator, por nga muaji mars i vitit që vjen. Fajin për këtë ajo e hodhi tek pushteti i kaluar të cilët sipas ministres kishin lënë buxhet të zbrazët dhe i kishin planifikuar mjetet gabimisht.
Emine Ismaili Luzha /SHENJA/

