(VIDEO) Pagat e mësimdhënësve nga tetori rriten për 5 %

(VIDEO) Pagat e mësimdhënësve nga tetori rriten për 5 %

Më në fund kanë gjetur gjuhë të përbashkët kryetari i Sindikatës së Pavarur për Arsim, Shkencë dhe Kultur, Jakim Nedellkov dhe kryeministri Hristijan Mickoski, me çka kanë arritur marveshje që rrogat e arsimtarëve dhe profesorëve që nga ky muaj të rriten për 5 për qind. Këtë marrëvshje Nedekollkov e cilsoi një sukses të madh në negociata, dialog social dhe partneritet. Sipas tij, është dëshmi se me respekt dhe mirëkuptim reciprok si partnerë socialë mund të arrihen zgjidhje të pranueshme.

JAKIM NEDELLKOV,KRYETAR I SINDIKATËS SË PAVARUR PËR ARSIM,SHKENCË DHE KULTUR

Kjo do të thotë se nga ky muaj, gjegjësisht nga paga e tetorit, të punsuarit në arsimin fillor dhe të mesëm do të kenë rritje të pagave prej pesë për qind. Kënaqësia është edhe më e madhe që u dakorduam për një rritje të vazhdueshme të pagave në arsimin fillor dhe të mesëm për një periudhë katërvjeçare, ku sipas matematikës sonë të përbashkët, më në fund të punësuarit në arsimin fillor dhe të mesëm, mësuesit dhe profesorët do të kenë një pagë prej një mesatare ose diçka mbi pagën mesatare”.

Ndërkaq, Kryeministri Hristijan Mickoski, theksoi se pas disa javësh negociata dhe analiza, dhe në bazë të asaj që kanë si informacion se si po plotësohet buxheti dhe cilat janë projeksionet për vitet në vijim, kanë dashur të arrijnë marrëveshje, që sipas tij, do të ishte afatgjatë dhe do të ishte në drejtim të përmirësimit të gjendjes financiare të mësuesve.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING