(VIDEO) Pacienti vdiq në korridorin e spitalit të Tetovës, familjarët akuzojnë mjekët
Një pacient rreth moshës 60 vjeçare , gjatë ditës së premte ka vdekur në korridorin e klinikës së Tetovës, ndërsa për këtë rastë, familja e të ndjerit i akuzojnë mjekët për vonesë. Familjarët thonë se tani më i njdjeri ka ndërruar jetë rreth orës 19:00 në mbrëmbje, pasi sipas tyre, nuk ka marrë ndihmë nga mjekët.
Ata thanë se kanë pritur poshtë spitalit rreth një orë dhe kanë kërkuar ndihmë por sipas tyre askush nuk ka dalë që ti ndihmojë. Ata sqaruan se 60 vjeçari ka rënë në komë dhe pas një kohe ka vdekur për shkak të siç thonë ata vonesës së mjekëve.
E për këtë rast ka folur edhe drejtorii Spitalit të Tetovës, Pëllumb Vela, i cili ka bërë të ditur për Mia-në se dje në mbrëmje pasi ka kuptuar për rastin, ka shkuar mënjëher në institucion për të parë se çfarë ka ndodhur.
PËLLUMB VELA, DREJTOR I SPITALIT TË TETOVËS
“Do të merren masa dhe do të formohet një komision që do të përcaktojë nëse fajin e kanë mjekët për vdekjen e 60-vjeçarit”
Përndryshe, drejtori Vela është drejtuesi i ri i Spitalit Klinik, i cili ka vetëm pak ditë që është emëruar në atë detyrë, pra nga 28 marsi.
Samir Mustafa /SHENJA/