(VIDEO) Osmani siguroi Borrellin: E gjithë Qeveria lobon për ndryshimet kushtetuese

(VIDEO) Osmani siguroi Borrellin: E gjithë Qeveria lobon për ndryshimet kushtetuese

Të mos lejohet kthimi mbrapa nga integrimi evropian i vendit. Kjo ishte temë diskutimi në  takimin ndërmjet мinistrit të Jashtëm, Bujar Osmani, dhe përfaqësuesit të lartë të BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, të cilët u takuan në kuadër të vizitës së punës në Spanjë. Nga MPJ njoftojnë se në fokus të bisedimeve ishte dosja evropiane e Maqedonisë së Veriut, me ç‘rast Osmani e informoi shefin e diplomacisë evropiane për rrjedhën e debatit parlamentar me qëllim miratimin e ndryshimeve kushtetuese, si obligim i ndërmarrë në rrugën e pandërprerë  të vendit drejt anëtarësimit të plotë në BE.

Buajr Osmani, ministër i Punëve të Jashtme

“Me miratimin e ndryshimeve kushtetuese, Maqedonia e Veriut dëshmon se është e gatshme për anëtarësim në Bashkimin Europian dhe pret nga Unioni që negociatat për anëtarësim të përfundojnë deri në fund të vitit 2030. Prandaj, as vendi dhe as Unioni nuk duhet të lejojnë ndonjë kthim të mundshëm mbrapa nga ky qëllim”

Ministri Osmani siguroi Borrellin për përpjekjet maksimale të Qeverisë së vendit për europianizmin e të gjithë sistemit politik përmes reforamve të domosdoshme tashmë të përcaktuara në raportet pozitive të Komisionit Evropian. Ai gjithashtu e përshëndeti Planin e ri Zhvillimor të Komisionit Evropian si përgjigje në kohë ndaj kërkesës sonë për më shumë integrim dhe përfitime për qytetarët në rrugën drejt anëtarësimit.

Buajr Osmаni, ministër i Punëve të Jashtme

“Më shumë integrim përpara vetë anëtarësimit në BE është në interesin tonë, por edhe në interesin e Unionit. Partner më i zhvilluar sot, aleat më i dobishëm nesër”

Bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime edhe për tema të tjera aktuale, me theks në zhvillimet e fundit në rajon, ashtu si edhe për bashkëpunimin ndërmjet Unionit dhe OSBE-së, të cilën e kryeson ministri Osmani.

Linda Ebibi /SHENJA/

MARKETING