(VIDEO) Osmani: Me VMRO-DPMNE-në punojmë në dy rrugë për ndryshimet kushtetuese

(VIDEO) Osmani: Me VMRO-DPMNE-në punojmë në dy rrugë për ndryshimet kushtetuese

Nën moton “Familja evropiane e zgjeruar deri në vitin 2030: “Mision i  mundur”, nisi sot në strugë Forumi i Prespës për Dialog . Në Forum marrin pjesë figura të rëndësishëm të politikës vendore, rajonale madje dhe ndërkombëtare.  Evenimenti filloi me ceremoninë e nënshkrimit të “Memorandumit për Mirëkuptim ndërmjet Nismës Rajonale të Migracionit, Azilit, Refugjatëve dhe Nismës Rajonale Kundër Korrupsionit”.

Shefi i diplomacisë të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, nga Struga deklaroi se janë duke punuar në dy drejtime me partinë opozitare maqedonase VMRO-DPMNE, për ti votuar ndryshiimet kushtuese. Osmani  siguron se pas ndryshimeve kushtetuese, Bullgaria nuk mund të vendosë kushte të reja, sepse korniza negociuese është përmbyllur.

BUJAR OSMANI,MINISTËR I PUNËVE TË JASHTME

“Punojmë në dy rrugë paralele – me opozitën në tërësi dhe sigurisht me deputetët në Kuvend teksa hapet debati publik atje. Deri në ditën kur do të bëhet votimi i parë në seancë plenare janë të hapura opsionet për të patur një marrëveshje me opozitën për ndryshimet kushtetuese, përfshirë edhe planin trepikësh që paraqita. Shpresoj që në periudhën e ardhshme drafti, gjegjësisht propozimi i Komisionit të përcillet nga Qeveria në Kuvend dhe këtu do të fillojë të numërohen afatet. E dini që Komisioni duhet ta shqyrtojë fillimisht, pastaj propozimi duhet të kalojë te deputetët për 10 ditë dhe kështu të kalojë disa afate kushtetuese për të shkuar në votim të parë. Deri në votimin e parë kemi mundësi të arrijmë marrëveshje me opozitën”.

Edhe  kryetari i Bashkimit Demorkatik për Integrim, Ali Ahmeti, i cili po merr pjesë në këtë forum, ka folur për këtë temë. Ahmeti thotë se VMRO ditën është për anëtarësim në BE, ndërsa natën ndërton politika që nuk favorizojnë zgjidhjen e problemeve.

ALI AHMETI,KRYETAR I BASHKIMIT DEMOKRATIK PËR INTEGRIM

“VMRO duhet të jetë shumë më e qartë, mos të bëjë politikë me standarde të dyfishta. Ditën jam për sundim të ligjit dhe për anëtarësim të vendit në BE, jam për zgjidhje të problemeve me të cilat ballafaqohemi, kurse natën koketon dhe ndërton politika që nuk e favorizojnë zgjidhjen e problemeve me të cilat ballafaqohemi, kurse natën koketon dhe favorizonë politika që nuk e favorizojnë zgjidhjen e problemit”.

Përndryshe, Forumi i Prespës për Dialog  është platformë e krijuar nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut për t’u mundësuar vendeve, udhëheqësve, organizatave dhe qytetarëve të ndërtojnë marrëdhënie afatgjata dhe t’i forcojnë partneritetet.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING