(VIDEO) Osmani koordinator i degës së Çairit, Mexhiti nuk e justifikon veprimin Ali Ahmetit

(VIDEO) Osmani koordinator i degës së Çairit, Mexhiti nuk e justifikon veprimin  Ali Ahmetit

Nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Izet Mexhiti, i cili është njëri ndër drejtuesit i “Grupit të Zjarrit”, është pyetur sot  për caktimin e Bujar Osmanit nga kryetari i partisë Ali Ahmeti, për koordinator të Çairit. Mexhiti ka deklaruar se ky vendim është i pajustifikueshëm dhe i pakuptueshëm.

 IZET MEXHITI, NËNKRYETAR I BASHKIMIT DEMOKRATIK PËR INTEGRIM

“Nuk ka të bëjë me çështjet e emërimeve personale, sa ka të bëjë me atë që është një akt jodemokratik, një akt që nuk përkon me statutin. Është një vendim jostatutar, jolelgjitim dhe një pozicion që nuk ekziston në programin e BDI-së. Thjesht është një vendim inati, një vendim revanshizmi që nuk kontribuon në rrugë të mirë për BDI-në, por përkundrazi e thellon ndarjen dhe përçarjen brenda BDI-së.

Mexhiti tha se në statutin e BDI-së ka mënyra se si emërohet Kryetari i Degës, sipas tij,  vendimi duhet të përkon me vullnetin e qytetarëve, strukturës dhe mbështetjes në terren.

IZET MEXHITI-NËNKRYETAR I BASHKIMIT DEMOKRATIK PËR INTEGRIM

“Sidomos te z.Osmani i cili nuk ka lënë resor pa u emëruar, si ekspert I shumë fushave; ekspert edhe i integrimeve, punëve të jashtme, shëndetësisë, zëdhënës partiak dhe në këtë rast I ngarkuaur në një çështje ku tërë partia duhet të involvohet rreth ndryshimeve kushtetuese dhe përmirësimit të raporteve me Bullgarinë. Në këtë situatë t`i len këto dhe të vjen e të merret me strukturën, të cilën nuk e ka për qejfi, për shkak se vërejtjet kryesore janë se këto funksionarë brenda 3 – 5 viteve e kanë vështirë qasjen në Çair”.

Grupi i të pakënaqurve në BDI, ka  vërejtje për ministrat që udhëheqin disa dikastere. Ndërkohë, sikurse “Grupi Zjarrit” ashtu edhe BDI-ja me në krye me Ali Ahmetit, vazhdojnë takimet me qytetarët në terren.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING