(VIDEO) Osmani-Eskobar: Marrëdhëniet RMV-SHBA janë të shkëlqyera

(VIDEO) Osmani-Eskobar: Marrëdhëniet RMV-SHBA janë të shkëlqyera

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, në kuadër të sesionit të 78-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, në Nju Jork, ka  realizuar takim me zëvendësndihmës sekretarin e shtetit për Evropën dhe Euroazinë dhe përfaqësuesin special të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Eskobar, në të cilin, siç informojnë nga Ministria e Punëve të Jashtme, në qendër të bisedës ishin zhvillimet aktuale politike në vend dhe rajon, si dhe nevoja për përshpejtimin e procesit integrues evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor, që paraqet çështje të rëndësishme të sigurisë. Osmani, thuhet në kumtesën e kabinetit të tij, falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme dhe të pahamendshme amerikane në rrugën e vendit drejt BE-së, si dhe për mbështetjen për zbatimin e reformave në fushën e sundimit të ligjit dhe luftës kundër korrupsionit.

Në takim gjithashtu u diskutua edhe për angazhimin mbi forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe avancimin e bashkëpunimit në kuadër të Dialogut Strategjik.

MINISTRIA E PUNËVE TË JASHTME

“Aktivitetet në kuadër të dialogut strategjik ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe SHBA-së po zhvillohen me dinamikën e parashikuar dhe tashmë janë të dukshme rezultatet e zbatimit të tyre. Marrëdhëniet dypalëshe janë ngritur në një nivel më të lartë, partneriteti strategjik është forcuar, si dhe është shënuar progres në agjendën e reformave të brendshme dhe zhvillimin demokratik”.

Bashkëbiseduesit rikonfirmuan mbështetjen për Ukrainën në ballafaqimin me sfidat nga agresioni ushtarak rus, madje theksuan aleancën e fuqishme në kuadër të NATO-s. Njëherit, nga MPJ theksojnë se i kanë përgëzuar për kryesimin me OSBE-në, SHBA-në – Kartën e Adriatikut dhe Procesin e Bashkëpunimit në Evropën Juglindore, që është tregues i rolit të rëndësishëm të Maqedonisë së Veriut në skenën ndërkombëtare, veçanërisht në kontekst të sfidave të sigurisë globale.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING