(VIDEO) OSBE/ODIHR: Votuesit në Maqedoninë e Veriut kishin zgjedhje të qarta

(VIDEO) OSBE/ODIHR: Votuesit në Maqedoninë e Veriut kishin zgjedhje të qarta

Votuesit në Maqedoninë e Veriut kishin zgjedhje të qarta në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale, por jo të gjithë kandidatët garuan në kushte të barabarta — vlerësuan nga Misioni i Vëzhgimit të Zgjedhjeve OSBE/ODIHR, pas përfundimit të procesit zgjedhor të 2 nëntorit.

Në raportin e publikuar sot, vëzhguesit ndërkombëtarë theksojnë se, megjithëse procesi ishte i qetë dhe i rregullt, përfshirja e zyrtarëve shtetërorë në fushatë dhe përdorimi i resurseve publike vazhdojnë të mbeten shqetësim serioz.

Ai shtoi se përfshirja e vazhdueshme e zyrtarëve qeveritarë në fushatë dhe përdorimi i resurseve shtetërore në favor të disa kandidatëve bien ndesh me parimet e një administrate neutrale.

Mateo Maccaci

“Toni i fushatës ishte më i përmbajtur se sa në rrethin e parë, me disa raste të sulmeve personale nga kandidatët dhe liderët e partive ndaj njëri tjetrit. Përfshirja e vazhdueshme e zyrtarëve qeveritarë në fushatë herë pas here e turbëlloi kufirin mes shtetit dhe partisë”

Në raportin e tyre, vëzhguesit e OSBE/ODIHR theksojnë se në këtë proces zgjedhor, në përgjithësi u respektuan liritë themelore të shprehjes, megjithëse pati raste të presioneve ndaj votuesve dhe pretendime për blerje votash.

Raporti nënvizon gjithashtu mungesën e transparencës në financimin e fushatës dhe mospërputhje në raportimin financiar nga ana e kandidatëve.

Sipas ODIHR-it, mediat mbajtën një qëndrim kryesisht neutral, por u vunë re edhe përpjekje për manipulim përmes rrjeteve sociale.

Ndryshe rrethi i dytë i zgjedhjeve lokale u realizua dje në 32 komuna dhe në Qytetin e Shkupit.

Mevludin Imeri /SHENJA/

MARKETING