(VIDEO) Opozita shqiptare nuk do t’i votojë ndryshimet kushtetuese

(VIDEO) Opozita shqiptare nuk do t’i votojë ndryshimet kushtetuese

Opozita shqiptare deklarohet se nuk do t’i votoj ndryshimet kushtetuese. Deputeti i Lëvizjes Besa Fadil Zendeli përsërit se pa u plotësuar kushti i tyre, që në vend të termit “20%”, të shkruhet “etnia shqiptare”, nuk do të mbështes ndryshimin e Kushtetutës.

Fadil Zendeli, Lëvizja Besa

“Kam thënë që në qoftë se 20 % nuk bëhet pjesë e ndryshimeve kushtetuese, nuk do të votoj ndryshimet kushtetuese, të cilat janë në procedurë parlamentare. Këtu nuk ka ndryshim të qëndrimit as timit as të kryetarit tim”.

Në të njëjtën vijë ishte edhe qëndrimi i Lëvizjes Demokratike.

 Merita Koxhaxhiku, Lëvizja Demokratike

“Edhe ne si grup parlamentar të Lëvizjes Demokratike, nga fillimi ky ka qenë qëndrimi ynë. Nga fillimi kemi mbajtur mbledhje të përbashkët dhe veçmas, kështu që deri në këtë moment, jemi në të njëjtin qëndrim”.

Po ashtu, ndryshimet kushtetuese nuk do t’i mbështes as Alternativa. Sipas deputetes Safije Sadiki Shahini, pa u pranuar amendamenti i tyre kundër korrupsionit, nuk do të votojnë për ndryshimet kushtetuese.

Safije Sadiku Shahini, Alternativa

“Edhe ne si Alternativë, jemi deklaruar se duhet fillimisht ta pranojnë amendamentin tonë kushtetues, që është kundër korrupsionit.  Nëse nuk pranohet ai, nuk do t’i votojmë ndryshimet kushtetuese”.

Se janë kundër ndryshimeve kushtetuese, e kanë thënë disa herë edhe opozita maqedonase.

Emine Ismaili /SHENJA/

 

MARKETING